KONKURS PLOTËSUES, AFATI I DYTË për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore- Baçelor në vitin akademik 2017/2018

    Aplikimi onlin në http://apliko.uni-pr.edu/
    Konkursi - http://apliko.uni-pr.edu/Downloads/bach_konkursi_plotesues_2017.pdf

    Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 08.09.2017 deri më 15.09.2017 në ora 16.00

     Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:
    a)    Ekstraktin e lindjes (origjinal),
    b)    Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal ose të noterizuara),
    c)    Diplomën  e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal ose të noterizuara),
    d)    Kopjen e letërnjoftimit,
    e)    Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (Linku) për konkurrim online përmes Internetit është: http://apliko.uni-pr.edu
    f)    Pagesën prej 2.5 Euro. Forma e pagesës shkarkohet dhe shtypet nga ueb-faqja e Universitetit të  Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë,
    g)    Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit.

    Me rastin e aplikimit, të gjithë kandidatët janë të obliguar që dokumentet e nevojshme si në pikën 3 të këtij neni t’i dorëzojnë në sportelet e fakulteteve në dosje (fasikull) të bardhë e cila duhet të jetë unike për të gjithë kandidatët.



    Provimi pranues për FIEK - Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, nga lënda MATEMATIKË, do të mbahet më datë 19.09.2017, fillon në ora 9.00 - 11.00.

    Amfiteatri 408, mbahet provimi pranues për drejtimet:
    *Automatikë e Kompjuterizuar dhe Robotikë
    *Elektroenergjetikë

    Amfiteatri 411, mbahet provimi pranues për drejtimet:
    *Elektronikë
    *Inxhinieri Kompjuterike
    *Telekomunikacion

    Kërko sallen se ku do mbahet provimi, duke shkruar numrin personal në http://apliko.uni-pr.edu/Aplikimi/IndexSalla

    Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet ta posedojnë letërnjoftimin, pa të cilën nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues. Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë!

    Shpallja e rezultateve preleminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 21.09.2017 në tabelat e shpalljeve si dhe në ueb-faqen e fakulteteve përkatëse.

     Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Shqyrtimi i ankesave bëhet vetëm nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatës.

    Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 25.09.2017 në tabelat e shpalljeve si dhe në ueb-faqen e fakulteteve përkatëse.

    Kandidatëve u rekomandohet që para paraqitjes në konkurs të bëjnë kopje të mjaftueshme të dokumenteve, sepse dokumentet origjinale nuk do të mund t’i tërheqin deri në diplomim apo çregjistrim nga fakulteti.

    Kandidatët të cilët nuk janë pranuar, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre në fakultetin përkatës nga data 26.09.2017 dhe 27.09.2017.

    Regjistrimi dhe fotografimi i kandidatëve të pranuar në FIEK - Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike , do të bëhet në Administratën Qendrore të UP-së (ndërtesa e Bibliotekës Universitare), më datë 29.09.2017 prej orës 9:00 - 15:00.
    Kandidatët të cilët nuk kanë arritur që të regjistrohen brenda afateve të përcaktuara si më sipër, mund të regjistrohen deri më 06.10.2017. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen, prandaj luten që t’i përmbahen afatit të lartshënuar.

    Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
    a)    Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili shkarkohet dhe shtypet (bardh e zi) nga faqja http://apliko.uni-pr.edu
    b)    Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
    c)    Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin e Prishtinës, vitin e parë të studimeve e kanë falas.
    d)    Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta, respektivisht 125 € për studime me korrespondencë

    Procesi i regjistrimit të një kandidati konsiderohet i përmbyllur në momentin e fotografimit

    Në qoftëse kandidati i pranuar, në afatin e caktuar nuk i përfillë të gjitha procedurat e parapara në këtë konkurs, konsiderohet se ai/ajo ka hequr dorë nga e drejta e regjistrimit.


Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
28 293031123
4567 8910
1112 1314151617
18 192021222324
2526272829301
2345678