Konkurs - për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore- Baçelor në vitin akademik 2017/2018


    Aplikimi onlin në http://apliko.uni-pr.edu/
    Konkursi - http://apliko.uni-pr.edu/Downloads/Konkursi.pdf

    Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 10.7.2017 deri më 17.7.2017 në ora 16.00

     Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:
    a)    Ekstraktin e lindjes (origjinal),
    b)    Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal ose të noterizuara),
    c)    Diplomën  e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal ose të noterizuara),
    d)    Kopjen e letërnjoftimit,
    e)    Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (Linku) për konkurrim online përmes Internetit është: http://apliko.uni-pr.edu
    f)    Pagesën prej 2.5 Euro. Forma e pagesës shkarkohet dhe shtypet nga ueb-faqja e Universitetit të  Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë,
    g)    Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit.

    Me rastin e aplikimit, të gjithë kandidatët janë të obliguar që dokumentet e nevojshme si në pikën 3 të këtij neni t’i dorëzojnë në sportelet e fakulteteve në dosje (fasikull) të bardhë e cila duhet të jetë unike për të gjithë kandidatët.



    Provimi pranues për FIEK - Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, nga lënda MATEMATIKË, do të mbahet më datë 20.7.2017, fillon në ora 9.00 - 11.00.

    Kërko sallen se ku do mbahet provimi, duke shkruar numrin personal në http://apliko.uni-pr.edu/Aplikimi/IndexSalla


    Sallat ku mbahet provimi pranues për FIEK - listat e aplikantëve sipas drejtimeve.pdf

    Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet ta posedojnë letërnjoftimin, pa të cilën nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues. Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë!

    Shpallja e rezultateve preleminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 22.7.2017 në tabelat e shpalljeve si dhe në ueb-faqen e fakulteteve përkatëse.

     

    Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Shqyrtimi i ankesave bëhet vetëm nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatës.


    Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 26.7.2017 në tabelat e shpalljeve si dhe në ueb-faqen e fakulteteve përkatëse.

    Kandidatëve u rekomandohet që para paraqitjes në konkurs të bëjnë kopje të mjaftueshme të dokumenteve, sepse dokumentet origjinale nuk do të mund t’i tërheqin deri në diplomim apo çregjistrim nga fakulteti.

    Në departamentet, degët, drejtimet ose programet ku nuk plotësohet numri i kandidatëve të paraparë me këtë konkurs, do të shpallet konkurs plotësues.

    Kandidatët të cilët nuk janë pranuar, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre në fakultetin përkatës nga data 27.7.2017 deri me 28.7.2017.

    Regjistrimi dhe fotografimi i kandidatëve të pranuar në FIEK - Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike , do të bëhet në Administratën Qendrore të UP-së (ndërtesa e Bibliotekës Universitare), më datë 13.9.2017 prej orës 9:00 - 15:00.
    Kandidatët të cilët nuk kanë arritur që të regjistrohen brenda afateve të përcaktuara si më sipër, mund të regjistrohen deri më 30.9.2017. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen, prandaj luten që t’i përmbahen afatit të lartshënuar. (neni 11)

    Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
    a)    Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili shkarkohet dhe shtypet (bardh e zi) nga faqja http://apliko.uni-pr.edu
    b)    Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
    c)    Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin e Prishtinës, vitin e parë të studimeve e kanë falas.
    d)    Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta, respektivisht 125 € për studime me korrespondencë

    Procesi i regjistrimit të një kandidati konsiderohet i përmbyllur në momentin e fotografimit

    Në qoftëse kandidati i pranuar, në afatin e caktuar nuk i përfillë të gjitha procedurat e parapara në këtë konkurs, konsiderohet se ai/ajo ka hequr dorë nga e drejta e regjistrimit.

Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910