Rezultatet përfundimtare, Afati Plotësues Bachelor 2017-18

    Rezultatet përfundimtare , Afati Plotësues Bachelor 2017/18 FIEK - listat

    Regjistrimi dhe fotografimi i kandidatëve të pranuar në FIEK për Afatin e Dytë - Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike , do të bëhet në Administratën Qendrore të UP-së (ndërtesa e Bibliotekës Universitare), më datë 29.09.2017 prej orës 9:00 - 15:00.

    Kandidatët të cilët nuk kanë arritur që të regjistrohen brenda afateve të përcaktuara si më sipër, mund të regjistrohen deri më 06.10.2017. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen, prandaj luten që t’i përmbahen afatit të lartshënuar.

    Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
    a)    Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili shkarkohet dhe shtypet (bardh e zi) nga faqja http://apliko.uni-pr.edu
    b)    Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
    c)    Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin e Prishtinës, vitin e parë të studimeve e kanë falas.
    d)    Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta, respektivisht 125 € për studime me korrespondencë

    Pas fotografimit, studenti paraqitet në fakultet tek shërbimi i studentëve (referenti) për regjistrim të semestrit.

Arkiva e lajmeve

«dhjetor»
MaEnPrShDi
2728 29 30123
4 5678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
1234567