Studentë të FIEK ndjekin semestrin në NTNU Gjøvik, Norvegji

    Master

    Pesë studentë të nivelit master të programit të studimeve Elektroenergjetika të FIEK-ut, Universiteti i Prishtinës, ndër studentët më të mire në gjeneratën e tyre:
    Njomza Ibrahimi, Alketa Sahiti, Enis Riza, Dijon Vula, dhe Goneta Peçani po qëndrojnë në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë në Gjovik (NTNU Gjøvik).

    Studentët e programit të studimeve Elektroenergjetik të FIEK-ut të cilët kanë vijuar semestrin e tretë të studimeve master në NTNU Gjovik, me sullabusin e lëndës Renewable Technologies kanë pasur për të konstruktuar një mini hidrocentral. Shkrimi i publikuar në ueb faqen e NTNU Gjovik.



    Ata aktualisht janë duke i ndjekur studimet master,  semestri i tretë, në NTNU Gjøvik si pjesë e projektit “NORMAK Sustainable Energy” që Universiteti i Prishtinës është duke e realizuar së bashku me partnerët,  NTNU Gjøvik, PUT Tiranë dhe SEEU Tetovë.



    Bachelor
    Pesë studentë niveli Bachelor të FIEK , Universiteti i Prishtinës, ndër studentët më të mire në gjeneratën e tyre :

    •    Vigan Maxhera, Gresa Shala, Florim Hamiti, Gent Rexha, dhe Valentina Shabani

    po qëndrojnë në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë në Gjovik (NTNU Gjøvik).

         


    Ata aktualisht janë duke i ndjekur studimet Bachelor, semestrin e pestë, në NTNU Gjøvik si pjesë e programit të shkëmbimit midis universitetit tonë dhe NTNU Gjøvik në kuadër të projektit Erasmus+ Mobility të koordinuar nga Prof. Ahmedi (luleahmedi.uni-pr.edu) në UP.

Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
303112345
67 89101112
1314 1516171819
202122 23242526
27282930123
45678910