Vizitë studimore në Gjovik University College, Norvegji, Tetor 2012.

     

    FIEK merr pjesë përmes profesoreshës Lule Ahmedi, në një vizitë studimore në Norvegji, Kolegji Universitar Gjovik (http://english.hig.no/). Vizita kishte për qëllim bashkëpunimin e fakultetit tonë në lëminë e TIK me KU Gjovik, si dhe me universitetet tjera partnere të rajonit të MAK (Macedonia, Albania, Kosova). Në të djathtë shihet artikulli i gazetës ditore të rajonit Oppland mbi vizitën. Vizita u mbështet nga projekti “Academic Exchange for Progress” (AEP: www.aepmak.org), programi HERD, Qeveria Norvegjeze.
    Projekti AEP mbështet në veçanti:
    ·      Qëndrimin e studentëve tanë për një semestër në KU Gjovik - 5 herë nga 3 studentë BSc çdo semestër
    ·      Studimet e doktoratës për një kandidat nga FIEK në KU Gjovik
    ·      Hartimin / revidimin e kurrikulave
    ·      Projekte të përbashkëta hulumtuese
    ·      Afrimin industry-akademi përmes praktikës profesionale të studentëve tanë BSc në kompanitë në Norvegji, dhe ofrimit të vendeve të punës pastaj nga kompanitë tona për po të njejtit studentë.

     


      
    Tashmë në KU Gjovik, studimet për një semstër po i ndjekin tre studentë të drejtimit Kompjuterikë, Mimozë Lladrovci, Fisnik Alidemi, dhe Ylli Sadiku, si dhe ka filluar me studime të doktorates një asistent  i FIEK, MSc. Zenun Kastrati.
    Në takimet e shumta, sesionet e prezentimeve, si dhe tryezat e punës brenda tri ditëve, aq sa zgjati vizita, profesoresha Lule Ahmedi kishte rastin të shkëmbej ide mbi mundësitë e bashkëpunimit në mësimdhënie dhe hulumtim. Në takime merrnin pjesë stafi akademik i KU Gjovik përfshirë edhe rektorin, si dhe përfaqësues nga universitetet dhe shoqatat e TIK nga rajoni i MAK.
    Përveç planprogrameve nga lëmia e TIK, u prezentuan edhe planprogramet aktuale nga lëmia e Energjisë së Qëndrueshme dhe Elektronika, si dhe u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit edhe në këto dy fusha fusha midis dy universiteteve tona.
    Në takime morrën pjesë edhe përfaqësues nga industria e TIK e rajonit Oppland, ku shtrihet Gjovik, dhe u shqyrtua mundësa e kryerjes së praktikës profeisonale të studentëve tanë në ato kompani.
    Jo larg Gjovik, gjithashtu në rajonin Oppland, shtrihet edhe qendra turistike LilleHammer e cila ka qenë nikoqire e lojërave olimpike dimërore në vitin 1994.

Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
282930 31123
45678910
11 121314151617
1819 2021222324
2526272829301
2345678