Vizitë studimore në ‘’Universitetin e Frajburgut - Albert Ludwigs’’ në Gjermani

    Në kuadër të projektit ‘’DEKOS-IT: Dialogu Universitar dhe bashkëpunimi në mes të Gjermanisë dhe Kosovës për ndërtimin e kapaciteteve të TI-së’’ (ang. ‘’University dialogue and cooperation between Germany and Kosovo in IT capacity building’’) të cilin e udhëheq prof. Lule Ahmedi nga Universiteti i Prishtinës, një grup prej 11 studentëve, nga të cilët 3 studentë të doktoratës, 5 studentë të nivelit Master dhe 3 studentë të nivelit Bachelor, patën rastin të ishin pjesë e një vizite studimore në ‘’Universitetin e Frajburgut - Albert Ludwigs’’ në Frajburg, Gjermani, prej datës 11 Qershor deri më 18 Qershor 2017.

    Gjatë vizitës, grupi i studentëve nga Kosova, patën mundësinë të ndjekin ligjëratat, takohen dhe të bisedojnë për bashkëpunimet e tjera shkencore që do të pasojnë në vazhdim të projektit me grupin e hulumtuesve shkencorë dhe studentëve të Doktoratës nga ekipi i prof. Georg Lausen, njëkohësisht udhëheqësit të projektit nga ‘’Universiteti i Frajburgut - Albert Ludwigs’’. Vlen të theksohet mikëpritja e ngrohtë dhe gatishmëria e stafit nga ‘’Universiteti i Frajburgut’’ për bashkëpunimet e ardhshme shkencore dhe ngritjen e kapaciteteve akademike në fushën e TI-së në Kosovë.

    Përveç aktiviteteve akademike, ishin organizuar edhe vizita të tjera, si ajo në Institutin Fraunhofer, kompaninë softuerike Telocate GmbH, shëtitje në St . Ottilien (rekreacion natyror), muzeun e Universitetit, qytetin e Frajburgut si dhe qytetin e Strasburg-ut në Francë.

    Studentët që morrën pjesë në këtë vizitë studimore janë: Eliot Bytyçi, Korab Rrmoku, Artan Mazrekaj, Arbër Berisha, Gresa Halimi, Fisnik Alidemi, Blerta Likaj, Vigan Abdurrahmani, Vigan Maxherra, Gresa Shala, and Rinor Haziri. Projekti DEKOS-IT përfshirë dhe këtë vizitë mbështeten nga programi “Dialogu Lindje-Perëndim: Dialogu universitar me shtetet e Ballkanit perëndimor” i DAAD-së.

    --------------------

    Study visit at ‘’Albert Ludwigs University of Freiburg’’, Germany

    As part of the project "DEKOS-IT: University dialogue and cooperation between Germany and Kosovo in IT capacity building " led by prof. Lule Ahmedi from the University of Prishtina, a group of 11 students, of whom 3 Doctoral students, 5 Master students and 3 Bachelor students, had the opportunity to be part of a study visit to the ‘’Albert Ludwigs University of Freiburg’’ in Freiburg, Germany, from 11th to 18th of June 2017.


    During the visit, the group of students’ from Kosova, had the opportunity to attend lectures, as well as meet and discuss about scientific collaborations that will follow the project with the group of researchers and PhD students from the team of prof. Georg Lausen, at the same time the project leader of project from the ‘’Albert Ludwigs University of Freiburg’’. It is worth emphasizing the warm hospitality, and readiness of the staff from the University of Freiburg for future scientific cooperation and academic capacity building in the field of IT in Kosova.

    In addition to the academic activities, other visits were organized, such as the visit at the Fraunhofer Institute, the software company Telocate GmbH, a stroll in St. Ottilien (natural recreation), the University Museum, the city of Freiburg and the city of Strasbourg in France.

    The students that participated in this study visit are: Eliot Bytyçi, Korab Rrmoku, Artan Mazrekaj, Arbër Berisha, Gresa Halimi, Fisnik Alidemi, Blerta Likaj, Vigan Abdurrahmani, Vigan Maxherra, Gresa Shala, and Rinor Haziri. The DEKOS-IT project including this study visit are supported by the “East-West Dialogue: University dialogue with the countries of western Balkan” program of DAAD.










Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
303112345
67 89101112
1314 1516171819
20 212223242526
27282930123
45678910