Profesorët Lule Ahmedi dhe Kadri Sylejmani mbajnë ligjërata në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë

    Prof. Dr. Lule Ahmedi, dhe javë më parë edhe Prof. Ass. Kadri Sylejmani qëndruan në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë, NTNU në Gjøvik, Norvegji,  dhe mbajtën ligjërata për studentët e programit Shkenca Kompjuterike në NTNU.

    Ligjëratat e prof. dr. Ahmedi ishin në kuadër të lëndës “Programimi në Ueb 2” për studentët e vitit të dyë të nivelit baçelor, dhe përfshinin temat si:
        • * Content Management Systems (CMS),
        • * WordPress si një sistem CMS,
        • * PHP Frameworks,
        • * Laravel si një kornizë pune MVC e programimit në PHP.

    Gjatë vizitës, prof. Ahmedi është takuar edhe me përfaqësues të Njësisë për Transfer të Teknologjisë TTO me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit dhe mbështetjes eventuale nga NTNU për studentët tanë drejt ngirtjes së bizenseve të tyre sipas praktikave të ashtuquajtura start-ups dhe inkubatorë biznensi nën mbështjetjen e UP-se. Bashkëpunimi fillestar në këtë drejtim është vendosur dhe shpresohet në hapa të tjerë vijues drejt implementimit të këtyre praktikave edhe në UP.

    Ndërsa, ligjëratat e prof. ass. Sylejmani janë realizuar në kuadër të lëndës Inteligjenca Artificiale për studentët e vitit të tretë të nivelit baçelor, dhe temat konkrete përfshijnë:
        • * Kërkimi i pa informuar,
        • * Kërkimi i informuar,
        • * Kërkimi lokal,
        • * Metoda Tabu Search,
        • * Algoritmet Gjenetike,
        • * Algoritmet për zhvillimin e lojërave kompjuterike.
    Për më shumë, gjatë vizitës së prof. ass. Sylejmani në NTNU është arritur ujdia me profesoreshën nikoqire Sule Yildirim që eventualisht të vazhdohet bashkëpunimi i mëtejmë në aspektin e mësimdhënies, si edhe të zgjerohet bashkëpunimi në drejtim të nisjes së punës së përbashkët hulumtuese që pritet të rezultojë më pastaj me publikime të përbashkëta të punimeve shkencore.

    Duhet të theksohet që këto vizita janë në vazhdën e aktiviteteve të shumta të projekteve me universitetin NTNU në Norvegji nën udhëheqjen e profesoreshës Lule Ahmedi http://luleahmedi.uni-pr.edu tash e 5 vite me rradhë, si:
    * 28 studentë baçelor të UP-se për studime nga një semestër në Universitetin NTNU, Norvegji.
    * Një student i UP-së nga Departamenti i Kompjuterikës për studime të doktoratës në NTNU, Norvegji.
    * Dy profesorë të UP-së nga Departamenti i Kompjuterikës për mësimdhënie në NTNU, Norvegji, si dhe për aktivitete të tjera drejt mbështjetjes edhe më të gjerë të studentëve dhe stafit të UP-së.
    * Një profesor i NTNU-së, Norvegji për mësimdhënie në UP, si dhe për ligjërata të ftuara, dhe takime me biznese lokale në Kosove të TI-së.
    * Pesë anëtarë të stafit administrative të UP-se për vizitë në NTNU, Norvegji, si dhe tre anëtarë të stafit administrative të NTNU, Norvegji për vizitë në UP, me qëllim të shkëmbimit të përvojave.
    Projektet e bashkëpunimit me NTNU, Norvegji janë mbështetur fillimisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Programi HERD (projekti AEP në http://www.aepmak.org/), dhe më pas nga Unioni Evropian, Programi Erasmus+.

Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
28 293031123
4567 8910
1112 1314151617
18 192021222324
2526272829301
2345678