Skema për Projekte nga të Rinjët - në fushën e eficiencës së energjisë

    Agjencia Kosovare për Efiçiencë të Energjisë (AKEE, nën Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik) në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), dhe KNAUF po organizon Konferencën e Efiçiencës së Energjisë me sektorin privat: "Hapja e potencialeve të Efiçiencës së Energjisë në Kosovë". Konferenca është një ngjarje anësore nën ombrellën e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës (KSDW), e organizuar nga Qeveria e Kosovës (MMPH), Bashkimi Evropian -Zyra në Kosovë (EUSR), GIZ dhe konsorciumi i OSHC-së KOSID. Me më shumë se 750 pjesëmarrës nga niveli lokal dhe ndërkombëtar, Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës (KSDW) është konferenca më e madhe vjetore për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.

    Në kuadër te kësaj ngjarje, është organizuar edhe “Skema për Projekte nga të Rinjët” në fushën e eficiencës së energjisë. Me kete rast, ftojmë studentet e universitetit qe ju përfaqësoni të aplikojnë me idetë e tyre në këtë sektor. Projektet më të mira do të shpërblehen me të holla.

    Për më shume informata rreth kushteve te aplikimit, gjeni të bashkangjitur thirrjen e hapur:  Call-for-Application.pdf


Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
3012 3456
789 10111213
14151617181920
212223 24252627
28293031123
45678910