|
Të dhënat biografike
Isak Shabani u lind në Firajë, Komuna e Shtërpcës, më 03.11.1976. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme i ka kryer në vendlindje, me sukses të shkëlqyeshëm.
Në vitin akademik 1995/96 është regjistruar në Fakultetin Elektroteknik të Prishtinës, në drejtimin e Kompjuterikës me Telekomunikacion të cilat i ka përfunduar me sukses duke u shpallur në vitin 1998 student i dalluar në Fakultetin Elektroteknik.
Në vitin akademik 2003/04, në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë, ka regjistruar studimet pasdiplomike në drejtimin “Kompjuterikë” dhe provimet i kreu me sukses.
Në Korrik të vitit 2007 mbrojti temën e magjistraturës dhe mori titullin e Magjistër i shkencave kompjuterike.
Me dt. 02.06.2012 ka përfunduar Doktoraturën në drejtimin e Kompjuterikës në FIEK dhe mori titullin Doktor i shkencave.
Karriera profesionale
Gjatë viteve 2007-2010, Drejtor i Teknologjisë Informative në Universitetin e Prishtinës.
Gjatë viteve 2003-2010, Asistent mësimor, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
Gjatë viteve 2004-2006, Ligjërues, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore, Drejtimi i Shkencave Kompjuterike.
Gjatë viteve 2006-2010, Ligjërues, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Edukimit, Drejtimi Teknologji Informatikë dhe Matematikë Informatikë.
Gjatë viteve 2003-2004, Mësimdhënës, Shkolla e mesme Teknike, Ferizaj.
Gjatë viteve 2000-2002, Mësimdhëns dhe mimbajtës i sisteveve në QAK Ferizaj.
Gjatë viteve 1999-2000, Mirmbajtës dhe Instalues i paisjeve të Elektronikës dhe TI-së, kampi i Amerkanëve Bonstil, Sojevë- Ferizaj.
Lëndët e mbajtura në fakultete:
Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë, ka mbajtur ushtrime dhe ligjerata në këto lëndë: Interneti, Programimi i Orientuar në Objkete, Komunikimi Njeri Kompjuterik dhe Ueb Shërbimet, Bazat e të dhënave, Rrjetat Kompjuterike, Programimi në Internet, Algoritmet dhe struktura e të dhënave, Menaxhimi i rrjetave, Programimi i shpërndarë, Menaxhimi i projekteve Informative, Dokumentimi Teknik dhe CAD, Bazat dhe Struktua e të dhënave dhe Anliza dhe projketimi i rrjetava Kompjuterike.
Në Fakultetin e Shkenacave Matematiko Natyrore në Prishtinë, ka mbajtur ushtrime dhe ligjerata në këto lëndë: Programimi në rrjetë dhe WWW, Sisteme të shpërndara, Biznesi dhe Interneti, Bazat e të dhënave.
Në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë, ka mbajtur ushtrime dhe ligjerata në këto lëndë: Programimi në rrjetë dhe WWW, Bazat e të dhënave, Programimi dhe Algoritmet dhe Sistemet Operative.
Publikimet Shkencore
Mr. sc. Isak Shabani krahas punës edukativo mësimore është marrë edhe me punime shkencore. Punemet shkencore të pranuara dhe publkuara në konferenca shkencore janë:
- “SOAP Technology as a Possibility for Web Services to Enable Efficient Communication between Distributed Systems, Working on Heterogeneous Platforms”, punim shkencor i prezantuar dhe publikuar në Konferencën e dytë Ballkanike në Ohër – Maqedoni, 2005.
- “The advantages achieved in Web Services with the help of WSDL Technology”, punim shkencor i prezantuar dhe publikuar në Konferencën Internacionale në Stamboll, Turqi, 2006.
- “Avansimet e Teknologjis SOAP si mundësi e Web Shërbimet për të mundësuar komunikim efikas mes sistemeve të shpërndara, që punojnë në platforma heterogjene”, artikull shkencor i publikuar në Akademinë e shkencave, Tiranë, 2006.
- “Përparësitë e arritura në Ueb Shërbimeve me ndihmën e Teknologjisë WSDL”, artikull shkencor i publikuar në Buletini e Tiranës, Tiranë, 2007.
- “Web Service specifications and enhancements: UDDI, SOAP, WSDL”, punim shkencor i prezantuar dhe publikuar në Konferencën e tretë Ballkanike në Sofje – Bulgari, 2007.
- “Web Services Based E-business Application Integration and Solutions ”, punim shkencor i prezantuar dhe publikuar në Konferencën Internacionale në Kavala – Greqi, 2008.
Provoja në projkete profesionale
Mr. sc. Isak Shabani krahas punës edukativo mësimore dhe shkencore është marrë edhe me projkete profesionale . Projketet profesionale që ka qenë i angaxhuar si Menaxher projketesh, Menaxher cilësisë dhe Konsulent profesional janë:
- Zhvillimin dhe implementimin e “Softuerit për ndërlidhjen e Komunave me nivelin Qendror” – “Softueri i Gjendjes Civile”.
- Sistemi i arkivimit Elektronik te dokumenteve .
- Sistemi i menaxhimit Elektronik të dokumneteve.
- Sistemi i Menaxhimit të Pasurisë Qeveritare.
- Softueri dhe përkrahja për Integrimin e zyrave të Kuvendeve Komunale për shërbim të qytetarëve me portalin ministror.
- Zhvillimi i Softuerit për bazën e te dhënave e regjistrit te mysafireve ne objektet hoteliere dhe turistike.
- Qendra e te dhënave.
- Zhvillimin dhe implementimin e “Modulet On-Line për regjistrim dhe Licencim të Bizneseve” .
- Aplikacioni për vazhdim të patentë shoferëve.
- Zhvillimin dhe implementimin e “Softuerit për Kontabilitet, Buxhet Personel, Prokurim, Depo, Inventarizim dhe Pasuri”.
Bashkpunimi ndërkombëtar
Mr. sc. Isak Shabani ka një bashkpunim të shkëlqyeshëm ndërkombtarë si më poshtë :
· Antarë dhe përfaqsues i Uiniversitetit të Prishtinës në “European Distance and E-Learning Network”, 2008 - dhe tani.
· Universiteti i La Rochellit, La Rochell, Francë dhe Universiteti i IT Carlo, Irlandë(Projekti i Tempusit), 2006 -2009.
· Universiteti Politeknikë, Tiranë, Shqipëri, 2003 - dhe tani.
· Technological Educational Institute of Kavala, Greece, Department of Information Management, 2008 - dhe tani.
· Faculty of Mathematics and Informatics, Iniversity of Sofia, Bulgaria, 2007.
· Tecknical University of Sofia, Faculty of Computer Systems and ControlBogazici Unuversity, Computer Engineering, 2006.
· Akademin e shkencave në Tiranë, Shqipëri,
· Institute of Informatics, Faculty of Natural Sciences and Mathematics, Shkup, Maqedoni, 2005.
|