TRUPA KËSHILLËDHËNËSE në FIEK

Më 13 Nëntor 2008, me iniciativën e ish-dekanes së Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Prof. Dr. Myzafere Limanit dhe përkrahjen e USAID-it, me vullnetin e mirë të bizneseve të mëdha në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve (TIK) për herë të parë në Universitetin e Prishtinës, u themelua Bordi Industrial (tash Trupa Këshillëdhënëse).

Ky Bord nuk kishte ndonjë strukturë të caktuar organizative, mirëpo kontribuoj shumë në ngritjen e cilësisë së programeve studimore duke futur lëndë zgjedhore të reja të cilat ishin me interes për industrinë dhe studentët. Në këtë kuadër u angazhua edhe një numër i caktuar i ekspertëve nga industria.  Gjithashtu, TK-ja e FIEK-ut ka propozuar  dhe e ka përkrahur idenë që puna praktike të jetë obligative, të realizohet tek bizneset dhe të jetë e barazvlefshme me 6 ECTS. Kjo praktikë është treguar shumë e sukseshme dhe është mirëpritur nga studentët.

TK-ja e FIEK-ut ka dhënë kontribut të ҫmuar në vlerësimin e planeve dhe programeve mësimore, në procesin e akreditimit. Ekspertët ndërkombëtarë e kanë vlerësuar shumë të dobishëm mendimin e TK-së për programet e propozuar për akreditim dhe konsiderohet që kjo ka qenë një nga kriteret kryesore që FIEK ka marr akreditim për të gjitha programet me të cilat ka aplikuar, për kohëzgjatjen maksimale prej 5 vjet.



* Historiku i Bordin Industrial Këshilldhënës në Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike - FIEK (.pdf)

* Rregullore, për themelimin dhe parimet e funksionimit të Trupit Këshilldhënës të njësive Akademike të UP-së  (.pdf)

* RREGULLORE për themelimin dhe parimet e funksionimit të Bordit Industrial Këshillëdhënës (.docx)
* BY-LAW On establishment and operating principles of the Industrial Advisory Board (.docx)

Anëtarë të trupës këshillëdhënëse të këtij fakulteti janë:
Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK), Autoriteti Rregullative të Telekomunikacionit, KOSTT, Autoriteti i Aviacionit Civil, Hekurudhat e Kosovës, InterAdria, Comtel, 3CIS, Posta dhe Telekomi i Kosovës, KEK dhe Microsoft.

Kryetarë i TK-së së FIEK-ut është Z. Gazmend Kajtazi, drejtor në kompaninë InterAdria.