Shpallje

SEMS

FIEK kremtoi 50 vjetorin e punës

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), me 28 dhjetor 2011 ka kremtuar 50-vjetorin e themelimit dhe të punës. Udhëheqës të UP-së dhe dekanatit të këtij fakulteti, në ceremoninë solemne të jubileut të 50-të të FIEK-ut kanë vlerësuar se gjatë pesë dekadave në këtë fakultet është punuar për përvetësimin dhe avancimin e të arriturave shkencore në Kosovë si dhe për t’u bërë pjesë e shkencës dhe teknologjisë bashkëkohore.
 
Me këtë rast të pranishëmve iu drejtua me një fjalë rasti Prof. Dr. Myzafere Limani, dekan i FIEK -ut.

  
Në prani të mysafirëve të shumtë, në emër të Këshillit të FIEK, me mirënjohje janë nderuar profesorët e ndjerë të këtij fakulteti, profesorët dhe stafi administrative i pensionuar, qytetarët prishtinas që shtëpitë e tyre i shndërruan në fakultete gjatë viteve 1991 1998, profesorët nga universitete ndërkombëtare që kanë kontribuar në ngritjen cilësisë në këtë fakultet si dhe kompanitë e korporatat me të cilat fakulteti ka bashkëpunim tradicional.