Temë e diplomës për studime Bachelor

Zhvillimi i një aplikacioni në Facebook për mbledhjen e preferencave mbi pikat e interesit të turizmit në Kosovë
 
Çka janë rrjetat sociale, dhe në veçanti Facebook?
Me lindjen e teknologjive Web 2.0 janë popullarizuar dhe të dhënat e rrjetave sociale deri në atë masë saqë një numër i madh i shërbimeve të rrjetave sociale si Facebook, LinkedIn apo Twitter sot po i përkrahin shfrytëzuesit t’i ndajnë interesimet dhe/ose aktivitetet e tyre në formë të strukturave të rrjetave sociale. Ju sot mund të publikoni dhe të ndani me të tjerët të dhëna dhe shërbime të çfarëdo teme qofshin ato, përfshirë dhe turizmin, falë aplikacioneve të dedikuara të Facebook-ut.
Facebook është një nga rrjetet sociale më të përdorura në kohët e sotme dhe potencialisht paraqet një repozitor të madh të et3 dhënave të vlefshme për analizën e pikave të interesit për turizmin Kosovar.
 
Qëllimi i punimit:
Qëllimi i këtij punimi është të zhvillohet një aplikacion i cili do të mbledhë informata profili mbi përdoruesit e Facebook-ut, si dhe sygjerimet që ata do të japin mbi pikat turistike interesante per t’i vizituar në Kosovë.
 
Kërkohet:
1. Që të zhvilloni një web applikacion në PHP ose ASP.NET i cili do jetë në gjendje të komunikojë me Facebook. Pasi qe ta pranoje këtë aplikacion, përdoruesi do të mund të zgjedhë të paktën 5 vende turistike të cilat ai i parapëlqen, dhe t’i rradhisë ato sipmbas preferencës.
2. Aplikacioni të jetë në gjendje të lexojë edhe informata personale relevante të përdoruesit siç janë: emri, mbiemri, profesioni, vendlindja, shkollimi, etj; dhe të regjistroj të njejtat informata në baz3 të t3 dhënave.
3. Aplikacioni të permbaj jQuery ose AJAX per krijim dinamik te interfejsit (GUI), si dhe komunikim me web shërbime.
 
 
Për informata më të detajuara, studenti të kontaktoj:
Prof. Dr. Lule Ahmedi (lule.ahmedi@uni-pr.edu), ose
Adrian Besimi, Msc (a.besimi@seeu.edu.mk), Visar Shehu, MSc (v.shehu@seeu.edu.mk);
 

Zhvillimi i një aplikacioni në Twitter për mbledhjen e preferencave mbi pikat e interesit të turizmit në Kosovë
 
Çka janë rrjetat sociale, dhe në veçanti Twitter?
Me lindjen e teknologjive Web 2.0 janë popullarizuar dhe të dhënat e rrjetave sociale deri në atë masë saqë një numër i madh i shërbimeve të rrjetave sociale si Facebook, LinkedIn apo Twitter sot po i përkrahin shfrytëzuesit t’i ndajnë interesimet dhe/ose aktivitetet e tyre në formë të strukturave të rrjetave sociale. Ju sot mund të publikoni dhe të ndani me të tjerët të dhëna dhe shërbime të çfarëdo teme qofshin ato, përfshirë dhe turizmin, falë aplikacioneve të dedikuara të Facebook-ut.
Twitter është një nga rrjetet sociale më të përdorura në kohët e sotme dhe potencialisht paraqet një repozitor të madh të të dhënave të kufizuara n3 tekst prej 140 karaktereve.
 
 
Qëllimi i punimit:
Qëllimi i ketij punimi është që ju të zhvilloni një aplikacion i cili do të mbledhë informata specifike për postimet në Twitter, si dhe të organizoj ato të dhëna.
Të dhënat që do të grumbullohen duhet të jenë relevante për pikat turistike të Kosovës.
 
 
Kërkohet:
1. Që të zhvilloni një web applikacion Desktop/Web i cili do të jetë në gjendje të komunikojë me Twitter.
2. Aplikacioni duhet të jetë në gjendje të lexojë Hash Tags i cili do të filtroj artikujt sipas tyre, si dhe të regjistroj usernames dhe listën e lokacioneve për të cilat një person ka postuar (twittuar), dhe të regjistroj të njejtat informata në bazë të të dhënave. P.sh., hashtag #kosova #prishtina … do të listojnë postime të lidhura me këtë hashtag. Qëllimi është të lexohen pikat turistike për t3 cilët ka twituar një përdorues. Shembull: visar.shehu ka twittuar për: monumentin new born, grykën e rugovës, burimin e drinit të bardhë, lumin erzen ne gjakovë, ,,,
3. Të bej text-mining mbi këto të dhëna me qëllim të gjenerimit të listës me pika interesi.
 
 
Për informata më të detajuara, studenti të kontaktoj:
Prof. Dr. Lule Ahmedi (lule.ahmedi@uni-pr.edu), ose
Adrian Besimi, Msc (a.besimi@seeu.edu.mk), Visar Shehu, MSc (v.shehu@seeu.edu.mk);