Temë e diplomës për studime Master

Matësit SNA me ndikim në planifikimin e turneve turistike
 
Çka është SNA:
Me lindjen e teknologjive Web 2.0 janë popullarizuar dhe të dhënat e rrjetave sociale deri në atë masë saqë një numër i madh i shërbimeve të rrjetave sociale si Facebook, LinkedIn apo Twitter sot po i përkrahin shfrytëzuesit t’i ndajnë interesimet dhe/ose aktivitetet e tyre në formë të strukturave të rrjetave sociale. Ju sot mund të publikoni dhe të ndani me të tjerët të dhëna dhe shërbime të çfarëdo teme qofshin ato, përfshirë dhe turizmin, falë aplikacioneve të dedikuara të Facebook-ut.
Më tej SNA (Social Network Analysis), apo analiza e rrjetave sociale është një fushë ndërdisciplinare e hulumtimeve në shkencat sociale dhe teknologjinë e informacionit. Ajo ofron teori dhe teknika të cilat tregojnë efektet e një individi apo grupi individësh që i takojnë një rrjeti të dhënë në nxjerrjen e disa përfundime të ndërlidhura me atë individ apo grup. Nga pozita e pjesëmarrësit të dhënë në rrjetë përcaktohet roli i tij /i saj i favorshëm apo jo në atë rrjetë në kontekst të përfundimeve të nxjerra.
 
Qëllimi i punimit:
Nga ky punim pritet që të bëhet një studim i matësve SNA të cilët mund të kenë ndikim në planifikimin e turneve turistike. Së pari për të mbështetur studimin në fjalë duhet pregaditur të dhëna turistike , siç janë (1) pikat e interesit (PEI) të turizmit në Kosovë, (2) rekomandime për turistët mbi ato PEI, si dhe (3) profilet e atyre që rekomandojnë dhe të turistëve. Ato duhet të jenë në strukturë të tillë që të pranohen në hyrje të një vegle SNA. Pastaj duhet llogaritur disa matës SNA mbi ato të dhëna turistike dhe të tregohet nëse ata matës po mund të nxjerrin përfundime mbi turistët dhe rekomandimet e kënaqshme mbi PEI.
 
Kërkohet:
      Studenti i gatshëm t’i kushtoj kohë hulumtimeve nga kjo temë
      Njohuri e mirë e koncepteve te Ueb-it
      Njohuri solide të bazave të të dhënave dhe XML-it.
 
 
Për informata më të detajuara, studenti të kontaktoj:
Prof. Dr. Lule Ahmedi (lule.ahmedi@uni-pr.edu).