"TIK Akademiku i vitit 2015" - Prof. Asoc. Dr. Blerim Rexha

    Profesori i fakultetit tonë, Prof. Asoc. Dr. Blerim Rexha u nda çmimi “TIK Akademiku i vitit 2015” nga Albanian ICT Awards (http://ictawards.org/2015/), në një ngjarje shumë solemne në Tiranë, për arritjet dhe angazhimin e tij shkencor dhe akademik gjatë vitit 2015.

    Në fjalimin e tij falënderues, Prof. Rexha theksoi se: “...unë sonte po ndihem i nderuar dhe i privilegjuar për çmimin që më keni ndarë “TIK akademiku i vitit 2015”! Por ky çmim nuk është vetëm i imi! Ai është i studentëve të mi, është i kolegëve të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, është i Universitetit të Prishtinës, është miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë ne projekte shkencore ...”.




    Po ashtu në këtë ngjarje mbarëkombëtare, më e madhja në fushën e TIK-ut, në finale, në disiplinat tjera, u renditën edhe tre studentë tanë: Ilir Murturi, Arta Shehu dhe Arlinda Sheholli.

Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
24252627282930
1234 567
891011121314
15161718 192021
22232425262728
2930311234