Konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore- bachelor në vitin akademik 2014/2015

    Senati i Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur me 30.5.2014 miratojë propozimet e njësive akademike për shpalljen e konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore- bachelor në vitin akademik 2014/2015
    Universiteti i Prishtinës, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2014-2015, do të regjistrojë 10054 studentë, prej të cilëve 8294 studentë të rregullt dhe 1760 studentë me korrespondencë.


    Si shtesë e numrit si më sipër, Universiteti do të regjistrojë edhe 326 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, 40 studentë të rregullt nga diaspora, 15 studentë të rregullt shtetas të huaj, si dhe 458 studentë nga komunitetet jo-shumicë: boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë dhe të tjerë. Në programet ku nuk janë paraparë kuota të veçanta për kandidatë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, kandidatët kanë të drejtë konkurrimi në kushte të njëjta me kandidatët nga Kosova.

    Numri i përcaktuar në paragrafin e parë, si dhe kuotat e përcaktuara në paragrafin e dytë më sipër, nuk përfshijnë kandidatët që i takojnë kategorive si në vijim: (1) familje e ngushtë e dëshmorit (fëmijë ose bashkëshkort/e); (2) veteran/e i/e luftës; (3) invalid/e i/e luftës. Kandidatët e këtyre kategorive, të cilët e kanë arritur pragun minimal të kalueshmërisë, do t’i nënshtrohen konkurrencës brenda një kuote të përcaktuar nga Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me MASHT-in dhe shoqatat përkatëse. Kjo nuk e paragjykon situatën kur kandidatët, që u takojnë këtyre kategorive, arrijnë që të pranohen në bazë të rezultateve të tyre në kuadër të konkurrencës së përgjithshme, pra jashtë kuotave.

    Mbi bazë të konsideratave humane, Universiteti i Prishtinës rezervon të drejtën e pranimit të kandidatëve me nevoja të veçanta.

    Të drejtë pranimi në Universitetin e Prishtinës kanë të gjithë kandidatët, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.
    Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i.

    Kandidatë jokosovarë konsiderohen ata që e kanë mbaruar shkollimin e mesëm jashtë Kosovës dhe me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet t’i kenë të nostrifikuara dokumentet e shkollimit (Vendimi për njohje/nostrifikim të diplomave lëshohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe të Teknologjisë).
    Procedurës së njohjes së diplomave i nënshtrohen të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar shkollimin e mesëm në institucionet private të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.
    Njohja e diplomave do të bëhet nga zyra për zhvillim akademik e cila gjendet në Fakultetin Filozofik, kati II nr.107.

    Kandidatët të cilët kanë të regjistruar një program studimi në të gjitha nivelet e studimit në kuadër të Universitetit të Prishtinës dhe që kanë statusin e studentit të rregullt nuk kanë të drejtë konkurrimi në program tjetër studimi me status të studentit të rregullt.
    Secili kandidat mund të konkurrojë vetëm në një fakultet, departament apo drejtim.

    Për më shumë detaje klikoni këtu - KONKURSI.

    Plotësim Konkursi, data 08.07.2014

Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
311 23456
78910111213
14151617181920
21222324252627
2829301234
567891011