UP merr pjesë në Watson Analytics Global Competition

    Në vazhdimësi të projektit të mbështetur nga World Learning dhe Ambasadës Amerikane vitin e kaluar, fakulteti ynë ka vazhduar bashkëpunimin me Dr. Murthy Rallapalli, nga Georgia State University dhe IBM (Atlanta, USA), dhe jemi bërë anëtarë të “Watson Analytics Global Academics Network (WAGAN) http://waglobalacademicsnetwork.org/.

    Studentet e shkëlqyeshme të fakultetit tonë: Vita Hasani, Rina Shehu dhe Edisa Mavraj nën udhëheqjen e Prof. Blerim Rexha do të përfaqësojnë Universitetin e Prishtinës në garën prestigjioze “Watson Analytics Global Competition”, http://waglobalacademicsnetwork.org/wagc2018-call-for-participation-now/, në të cilën marrin pjesë mbi 200 ekipe nga e mbarë bota, nga fusha e kompjuterikës. Renditja e Universitetit të Prishtinës krah për krah me universitetet prestigjioze si: Dalhousie University (Canada), University of Maryland (USA), Deakin University (Australia), Georgia State University (USA), Universiteti i Lublanes e shumë të tjera e nderojnë jo vetëm Universitetin e Prishtinës por edhe shtetin e Kosovës.




    Ideja themelore e garës globale është që duke përdorur teknologjinë e zhvilluar nga korporata IBM, për sistemet me Inteligjence Artificiale (IA) të analizohen në formë inovative dhe kreative të dhëna publike për ambientin (ndërlidhja e konsumit të energjisë, kualitetit të ajrit, efektit të gazit serë, tokës bujqësore dhe shumë parametrave tjerë) dhe të nxirren konkluzione dhe rekomandime për politik bërësit.

    Vita, Rina dhe Edisa kanë zgjedhur temën “Experiential Impact Assessment of Relationship Between CO2 Emission, Quantitative Population Numbers on Arable Surface Area” dhe kanë analizuar mbi 42 variabla, nga 217 shtete për periudhën 56 vjeçare (1960 – 2016). Konformë kërkesave të garës, një prezantim i punimit të tyre mund të shikohet në Youtube, https://www.youtube.com/watch?v=THngvnRKplk .

    E falënderojmë Dr. Murthy Rallapalli per ligjëratat e tij per IBM Watson dhe mundësinë e ofruar studentëve tanë, si dhe bashkëpunëtorëve Fatos Peci dhe Artan Salihu për ndihmën dhe përkushtimin e tyre gjatë tërë këtyre muajve. Shume suksese studenteve në këtë garë globale.


Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
293031 1234
567891011
12 131415161718
19202122232425
262728293012
3456789