Studentët e Universitetit të Prishtinës me rezultate shumë të mira në garën Europiane MCU CAR Rally 2019

     Studentët e Universitetit të Prishtinës me rezultate shumë të mira në garën Europiane MCU CAR Rally 2019

    Dy ekipe nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, nën udhëheqjen e Dr.Sc. Lavdim Kurtaj nga departamenti Automatikë e Kompjuterizuar dhe Robotikë ishin pjesë e garave për makina autonome (robot mobil autonom) MCU CAR Rally 2019 të organizuar nga Renesas. Renesas Electronics Corporation është prodhuesi më i madhë në botë i mikrokontrollerëve, prodhues i një brezi të gjerë të qarqeve të integruara dhe ndër prodhuesit më të mëdhenj të gjysmëpërçuesëve për industrinë automobilistike.

     
    (foto nga web-faqja e MCU Car Rally Europe e Renesas: https://renesasrulz.com/university/mcurally/)

    Pjesë e këtij konkursi ishin afër 200 studentë, si anëtarë të 35 ekipeve nga 21 Universitete të Europës (Austria, Belgjika, Bullgaria, Gjermania, Kosova, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia dhe Britania e Madhe). Pjesëmarrës nga Universiteti i Prishtinës ishin udhëheqësi Dr. Sc. Lavdim Kurtaj dhe studentët 

    Getoar Ramadani (Master, Automatikë e Kompjuterizuar dhe Robotikë)
    Rexhep Bunjaku (Master, Automatikë e Kompjuterizuar dhe Robotikë)
    Betim Hoxha (Master, Elektronikë)
    Besfort Syla (Master, Elektronikë)
    Kosovare Hoxha (Bachelor, Automatikë e Kompjuterizuar dhe Robotikë)
    Drinisa Kabashi (Bachelor, Automatikë e Kompjuterizuar dhe Robotikë)
    Ritmir Skovrça (Bachelor, Automatikë e Kompjuterizuar dhe Robotikë)
    Rilind Mushica (Bachelor, Elektronikë)
    Herolind Huruglica (Bachelor, Elektronikë)
    Durim Spanca (Bachelor, Automatikë e Kompjuterizuar dhe Robotikë)
    Qëndrim Cakaj (Bachelor, Automatikë e Kompjuterizuar dhe Robotikë)

    si anëtar të ekipeve GRKBrain dhe KosGeek. 





    Të dy ekipet përfaqësuese të Universitetit të Prishtinës arritën të kualifikohen në finale, si pjesë e 8 ekipeve finaliste. Të gjitha ekipet finaliste ishin nga vetëm 4 universitete, dy ekipe nga secili universitet. Ekipet e Universitetit të Prishtinës u renditën në vendin e 5-të dhe të 7 (Renesas MCU Car Rally 2019_Results.pdf). 

    Pjesëmarrja në këto gara të organizuar nga Renesas, si njëri ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të komponentëve elektronike dhe mikrokontrollerëve, kontribuon në afirmimin e Universitetit të Prishtinës dhe në avancimin e njohurive të studentëve duke iu mundësuar të programojnë në mikrokontrollerin e familjes së mikrokontrollerëve më të përdorur në botën e automobilizmit. 
    MCU Car Rally është një mundësi e përkryer për studentët që të kombinojnë mësimin teorik dhe praktik në realizimin dhe testimin e zgjidhjeve të reja harduerike dhe në zhvillimin e pjesës softuerike, për të krijuar një makinë autonome e cila duhet të lëvizë me shpejtësi sa më të madhe në një rrugë me sfida të ndryshme. 




    Gara tradicionalisht mbahet në Nuremberg të Gjermanisë në kohë dhe vend të njëjtë me atë të panairit më të madhë në botë për sistemet e ndërpërfshira Embedded World 2019. Pjesëmarrësve të garave u mundësohet pa shpenzime vizita e panairit për tu njohur me të arriturat e fundit në botë në këtë lëmi. 
    Si rezultat i punës dhe arritjeve në këto gara nga ekipet GRKBrain dhe KosGeek, Departamenti Automatikë e Kompjuterizuar dhe Robotikë ka arritur të bëhet pjesë e programit të Universitetit Renesas. Ky anëtarësim ju mundëson studentëve të këtij departamenti të mësojnë me shumë për familjet e mikrokontrollerëve të prodhura nga kjo kompani duke ju krijuar njohuri relevante për tu kyçur në industrinë e automobilizmit pas përfundimit të studimeve. 

    Linku i kronikës në RTK: https://www.facebook.com/watch/?v=273833780161217

Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
272829303112
3456789
10 111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567