Ekipi i FIEK-ut fiton raundin e parë në garën ndërkombëtare për përpilimin e automatizuar të orarit mësimorë ITC2019


    Organizatoret e konferencës Practice and Theory of Automated Timetabling (PATAT), publikuan rezultatet e raundit të parë (prej tri raundeve) të garës ndërkombëtare, International Timetabling Competition 2019 (ITC 2019), https://www.itc2019.org/home#results, për krijimin e orarit mësimor, me parametrat më kompleks deri më tani. Në këtë garë po marrin pjesë rreth 45 universitete nga e mbarë bota dhe ekipi i fakultetit tonë, i përfaqësuar nga kolegu ynë më i ri Edon Gashi ka zënë vendin e parë.

    Algoritmi i zhvilluar nga ekipi ynë, bindshëm është përzgjedhë si algoritmi me efikas, dhe me 94 pikë është shpallur fitues. Zgjidhja e propozuar ka lënë mbrapa ekipin nga Franca (Ministère de l'éducation nationale), që ka fituar 69 pikë, dhe ekipin në vendin e 3 nga Brazili (Universidade Federal de Ouro Preto), që është vlerësuar me 32 pikë. Prej 10 problemeve testuese që janë pjesë e garës, algoritmi në fjalë është më efikas se algoritmet e ekipeve konkurrente në 8 prej tyre.



Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930311
2345678