Për maturantët e interesuar,FIEK organizon ditët e përgatitjeve për provimin pranues dhe orientimit në karrierë

    Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike për maturantët e interesuar, që aplikojnë për studime në fakultet, organizon:

    Ditët e përgatitjeve për provimin pranues dhe orientimit në karrierë

    • Keni nevojë të mësoni për formatin e provimit pranues dhe detajet e
    organizimit të tij?
    • Keni nevojë për ushtrime shtesë, përgatitore për provim pranues?
    • Keni dilema në cilin program/fushë studimi të aplikoni?
    • Ende nuk jeni përcaktuar as për fakultetin?!

    Apliko për pjesëmarrje në programin orientues dhe përgatitor, i cili ofrohet
    falas, APLIKO ketu (kliko)

    Gjatë ditëve përgaditore, kandidatëve do tu mundësohet:

    • Ofrimi i ushtrimeve përgatitore për provim pranues
    • Takim konsultativ me profesorët e fushave të caktuara
    • Vizitë laboratoreve
    • Njoftim për mundësitë në karrierë për fusha të ndryshme studimi
    • Njoftim me planprogramet, literaturën dhe organizimin e studimeve


    Kandidatët e interesuar përzgjedhin vetë se për cilat aktivitete janë të interesuar.

    Planprogramet, syllabuset për studime në nivelin Bachelor
    1. Automatikë e Kompjuterizuar dhe Robotikë
    2. Elektroenergjetikë
    3. Elektronikë
    4. Inxhinieri Kompjuterike
    5. Telekomunikacion - Rrjete kompjuterike

    Të gjitha aktivitetet do të zhvillohen në ambientet e Fakulteteve teknike, në
    adresën: Bregu i Diellit, pn. (Afër Qendrës Klinike Universitare – spitalit).


    Vërejtje: Orari i mbajtjes së aktiviteteve të sipërpërmendura, do të caktohet
    paraprakisht, varësisht nga interesimi i kandidatëve
    . Njoftimi do të jetë në Web faqen e
    FIEK-ut: https://fiek.uni-pr.edu


    Model provimi pranues..

Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
2627282930311
2345678
91011 12131415
16171819202122
23242526272829
30123456