Studentet e UP-së në finale të garës botërore të IBM Watson Analytics Global Competition

    Grupi i studenteve të shkëlqyeshme të fakultetit tonë: Vita Hasani, Rina Shehu dhe Edisa Mavraj nen udhëheqjen e Prof. Blerim Rexha janë kualifikuar në finale në garën prestigjioze “IBM Watson Analytics Global Competition”, goo.gl/F18XLr , në të cilën kanë marr pjesë mbi 200 ekipe nga e mbarë bota, nga fusha e kompjuterikës. Finalja, gjegjësisht prezantimi i projekteve do të mbahet në Shanghai më 28-29 maj 2018.

     

    Ideja themelore e garës globale është që duke përdorur teknologjinë e zhvilluar nga korporata IBM, për sistemet me Inteligjence Artificiale (IA) të analizohen në formë inovative dhe kreative të dhëna publike për ambientin (ndërlidhja e konsumit të energjisë, kualitetit të ajrit, efektit të gazit serë, tokës bujqësore dhe shumë parametrave tjerë) dhe të nxirren konkluzione dhe rekomandime për politik bërësit.

    Vita, Rina dhe Edisa kanë zgjedhur temën “Experiential Impact Assessment of Relationship Between CO2 Emission, Quantitative Population Numbers on Arable Surface Area” dhe kanë analizuar mbi 42 ndryshore, nga 217 shtete për periudhën 56 vjeçare (1960 – 2016). Konformë kërkesave të garës, një prezantim i punimit të tyre mund të shikohet në Youtube, https://www.youtube.com/watch?v=THngvnRKplk .

    E falënderojmë Dr. Murthy Rallapalli per ligjëratat e tij per IBM Watson dhe mundësinë e ofruar studentëve tanë, si dhe bashkëpunëtorëve Fatos Peci dhe Artan Salihu për ndihmën dhe përkushtimin e tyre gjatë tërë këtyre muajve. Kjo pjesëmarrje është vazhdimësi të projektit të mbështetur nga World Learning dhe Ambasadës Amerikane vitin e kaluar.

Arkiva e lajmeve

«tetor»
MaEnPrShDi
24252627282930
1 23 4567
89 1011121314
1516 1718192021
22232425262728
2930311234