Ekipi i FIEK-ut sërish renditet në vendin e parë në kuadër të raundit të dytë të garës ndërkombëtare për përpilimin e automatizuar të orarit mësimor

     Në garën ndërkombëtare International Timetabling Competition ITC 2019, ku po marrin pjesë ekipet nga 45 vende të ndryshme, që ka të bëjë me për përpilimin e automatizuar të orarit mësimor, ekipi i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, nën përfaqësimin e kolegut Msc. Edon Gashi, vazhdon ta mbajë pozitën e parë. Grupi ynë ka përmirësuar në një mase të madhe rezultatet në krahasim me raundin e parë, gjë që ka mjaftuar të pozicionoj ekipin tonë si të parin, kundrejt dy ekipeve, që kësaj radhe ka qenë mjaft konkurruese. Urime Edonit për një përfaqësim të denjë deri më tani dhe i dëshirojmë suksese në raundin final në Nëntor!

     


    Përmes këtyre rezultateve dëshmohet që teknikat e programimit funksional, të cilat janë në rritje dita ditës, mund të përdoren edhe për zgjidhjen e problemeve të përditshme në mënyrë efikase.

Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930311
2345678