Konferencë shkencore

     Prof.Ass.Dr. Mimoza Ibrani po merr pjesë në konferencën shkencore "Electromagnetic Field Health Risk Research : Lessons Learned and the Recommendations for the Future" e cila po mbahet në Monte Verita në Zvicër (21.10.2012 -26.10.2012). 

    Prof. Ibrani është ftuar në konferencë nga organizatori Prof.Dr. Niels Kuster profesor në ETH Zurich dhe drejtor i institutit IT ` IS , ndërsa shpenzimet e qëndrimit dhe konferencës mbulohen nga programi SCOPES (Scientific co-operation between Eastern Europe and Switzerland) kurse shpenzimet e udhëtimit nga Fondi i mobiliteteve afatshkurtra MASHT.
     
    Në konferencë po marrin pjesë ( http://www1.itis.ethz.ch/mv-2/index.php?page=participants ) përfaqësues nga industria, universitetet, institutcionet qeveritare etj, ku është duke u debatuar për të arriturat e fundit të hulumtimeve në fushën e bioelektromagnetikës.
     

     FIEK, 2012

Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
311 23456
78910111213
14151617181920
21222324252627
2829301234
567891011