Konkurs për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve postdiplomike - Master

    Senati i Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur me 16.10.2014 mori vendim për shpalljen e konkursit për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve postdiplomike-master.

    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, për studimet postdiplomike-master, për vitin akademik 2014-2015 do të regjistrojë 2807 studentë.

    KUSHTET E PËRBASHKËTA TË KONKURSIT

    Në studimet postdiplomike-master në Universitetin e Prishtinës, mund të pranohen kandidatët të cilët në studimet Bachelor apo në ato para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës kanë arritur notën mesatare 7.50 e më lartë. Përzgjedhja e këtyre kandidatëve për pranim në studimet Master deri në numrin e përcaktuar sipas këtij konkursi bëhet sipas ranglistës prioritare të notës mesatare të arritur gjatë studimeve .

    Në rast kur numri i kandidatëve është më i vogël se numri i paraparë me konkurs, atëherë mund të pranohen edhe kandidatë me notë mesatare më të ulët se 7.50, por ata do t’i nënshtrohen provimit pranues. Përjashtim nga kjo rregull do të bëhet për Fakultetin Filozofik, për Programin Përkthim dhe Interpretim Profesional në Fakultetin e Filologjisë dhe Fakultetin e Edukimit, për të cilat kriteret dhe kushtet e provimit pranues janë të përcaktuara nga fakultetet.

    Rangimi i kandidatëve bëhet në bazë të:
    1. Notës mesatare gjatë studimeve dhe
    2. Rezultateve të provimit pranues për ata që hyjnë në provimin pranues.
    Provimi pranues organizohet në fakultete dhe mbahet nga lëndët të cilat i përcaktojnë vetë fakultetet, por jo më tepër se tri lëndë. Numri maksimal i pikëve të arritura në provimin pranues është 100.

    Kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet paraprake në programe studimi në njësi tjera akademike (jo në njësinë në të cilën aplikojnë), mund të konkurrojnë për regjistrim në studimet Master. Në rast pranimi, Komisioni i Studimeve i njësisë akademike mund të caktojë provime të cilave duhet t’iu nënshtrohen paraprakisht kandidatët. Komisioni i Studimeve i njësisë akademike cakton numrin e provimeve varësisht nga shkalla e krahasueshmërisë / ngjashmërisë së programit të ndjekur në studimet paraprake të kandidatit. Në raste të tilla, kandidatët ndjekin ligjëratat në vitin vijues akademik dhe iu nënshtrohen provimeve duke filluar nga afati i Qershorit. Kandidatët do t’iu nënshtrohen këtyre provimeve para Komisionit prej tre anëtarësh ndërsa procesverbalet e provimeve të tilla ratifikohen nga Këshilli i Fakultetit përkatës. Procedurat dhe detajet tjera i përcaktojnë njësitë akademike me rregullore të veçanta.
    Nëse nuk plotësohet numri i paraparë i vendeve për pranim në programin përkatës, mund të pranohen edhe kandidatët të cilët kanë kryer studimet paraprake në kolegjet private në Republikën e Kosovës në programe të akredituara (statusi i këtyre programeve do të konfirmohet nga shërbimi i Administratës qendrore në bazë të njohjes nga MASHT dhe Agjencia Kosovare për Akreditim). Në rast pranimi, Komisioni i Studimeve i njësisë akademike mund të caktojë provime të cilave duhet t’iu nënshtrohen paraprakisht kandidatët. Komisioni i Studimeve i njësisë akademike cakton numrin e provimeve varësisht nga shkalla e krahasueshmerisë / ngjashmërisë së programit të ndjekur në studimet paraprake të kandidatit. Në raste të tilla, kandidatët ndjekin ligjëratat në vitin vijues akademik dhe iu nënshtrohen provimeve duke filluar nga afati i Qershorit. Kandidatët do t’iu nënshtrohen këtyre provimeve para Komisionit prej tre anëtarësh ndërsa procesverbalet e provimeve të tilla ratifikohen nga Këshilli i Fakultetit përkatës. Procedurat dhe detajet tjera i përcaktojnë njësitë akademike me rregullore të veçanta.

    Nëse nuk plotësohet numri i kandidatëve të paraparë për pranim në programin përkatës, mund të pranohen edhe kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet paraprake në Institucione të akredituara të Arsimit të Lartë jashtë Republikës së Kosovës. Në raste të tilla, kandidati duhet të sjellë diplomën e nostrifikuar ose dëshminë (vërtetim apo vendim) mbi akreditimin e institucionit në të cilin i ka mbaruar studimet paraprake. Në pamundësi të sigurimit të dëshmisë për akreditim, atëherë (statusi i këtyre programeve do të konfirmohet nga shërbimi i Administratës qendrore në bazë të Listës së njohjes së institucioneve të Arsimit të Lartë nga MASHT dhe Agjencia Kosovare për Akreditim). Në rast pranimi, Komisioni i Studimeve i njësisë akademike mund të caktojë provime të cilave duhet t’iu nënshtrohen paraprakisht kandidatët. Komisioni i Studimeve cakton numrin e provimeve varësisht nga shkalla e krahasueshmerisë / ngjashmërisë së programit të ndjekur në studimet paraprake të kandidatit. Në raste të tilla, kandidatët ndjekin ligjëratat në vitin vijues akademik dhe iu nënshtrohen provimeve duke filluar nga afati i Qershorit.
    Kandidatët do t’iu nënshtrohen këtyre provimeve para Komisionit prej tre anëtarësh ndërsa procesverbalet e provimeve të tilla ratifikohen nga Këshilli i Fakultetit përkatës. Procedurat dhe detajet tjera i përcaktojnë njësitë akademike me rregullore të veçanta.

    Për më shumë informata rreth këtij konkursi shkarkoni dokumentin këtu.

Arkiva e lajmeve

«dhjetor»
MaEnPrShDi
2526272829301
234 5678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345