Konkurs për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve postdiplomike-Master

    Në studimet postdiplomike-master në Universitetit të Prishtinës, mund të pranohen kandidatët të cilët në studimet Bachelor apo në ato para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës kanë arritur notën mesatare 7.50 e më lart. Përzgjedhja e këtyre kandidatëve për pranim në studimet Master deri në numrin e përcaktuar sipas këtij konkursi bëhet sipas ranglistës prioritare të notës mesatare të arritur gjatë studimeve .
     
    Në rast kur numri i kandidatëve është më i vogël se numri i paraparë me konkurs, atëherë mund të pranohen edhe kandidatë me notë mesatare më të ulët se 7.50, por ata do t’i nënshtrohen provimit pranues. Kriteret dhe kushtet e provimit pranues i përcaktojnë fakultetet.

    Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej 01.11. 2012 deri 10. 11. 2012.  Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente origjinale:
    - Fletëparaqitja e plotësuar e cila shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (Linku) për aplikim Online përmes Internetit është:  http://apliko.uni-pr.edu 
    - certifikatën e datëlindjes me numër personal
    - diplomën-certifikatën e kryerjes së fakultetit  
    -  pasqyrën e provimeve të dhëna me notë mesatare, Kandidatët me rastin e paraqitjes paguajnë 10 euro (fletëpagesa shkarkohet nga interneti me rastin e aplikimit) 

    FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE DHE KOMPJUTERIKE, në vitin e parë të studimeve do të regjistrojë 180, për secilin program nga 30 student.

    1.  Programi  Inxhinieri Kompjuterike
    2.  Programi Telekomunikacion
    3.  Programi Elektronikë
    4.  Programi Automatikë
    5.  Programi Sisteme Elektroenergjetike
    6.  Programi Elektroenergjetikë Industriale 

     FIEK, 2012

Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
311 23456
78910111213
14151617181920
21222324252627
2829301234
567891011