Ligjërat nga Profesori Wolfgang Slany me temën "Google Summer of Code 2014 and the Catrobat project"

    Ligjërat nga Profesori Wolfgang Slany me temën "Google Summer of Code 2014 and the Catrobat project" Të nderuar studentë, kemi kënaqësinë të ju ftojmë që, të Premten me 28 Shkurt, në ora 09:00 të ndjekni ligjeratën nga Profesori Wolfgang Slany me temën "Google Summer of Code 2014 and the Catrobat project". Ligjerata do të mbahet në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

    Rreth Temës:

    Google Summer of Code (GSoC) është program global i cili ju ofron pagë studentëve për të shkruar kod në ndonjërin prej projekteve softuerike open source. Nëpërmjet GSoC, studentët e pranuar lidhen me mentor prej projekteve participuese, duke iu ekspozuar në këtë mënyrë projekteve softuerike në fushat të cilat ndërlidhen me interesimin e tyre akademik.
    Catrobat është organizatë veterane mentoruese në GSoC. Catrobat iu mundëson fëmijëve dhe tineixherëve kodimin e lojrave të tyre,
    animacioneve, dhe smartphone aplikacioneve *direkt* në telefon apo tablet (PC-ia nuk është e nevojshme). Është një sistem vizuel i programimit dhe një set i veglave kreative i inspiruar prej MIT Media Lab's Scratch sistemit. Softueri punon në të gjitha platformat e mirënjohura, dhe ndër të tjera mundëson një program të kontrolloj nëpërmjet WiFi rrjetës harduerin e jashtëm si: AR.Drone nga Parrot, Lego Mindstorms Robots, apo pllakat Arduino me Bluetooth. Një prej aspekteve tjera të ofruara nga platforma janë p.sh krijimi i animacioneve video/audio dhe ngarkimi i tyre në YouTube.
    Catrobat është fitues i çmimit për Inovacion në nivel Nacional në Austri për vitin 2013. Mundëson programimin e aplikacioneve për One-Laptop-Per-Child tabletat, dhe është promovuar nga Google Play për Edukim në SHBA që nga Nëntori 2013. Catrobat është i zhvilluar duke u bazuar 100% në zhvillim të orientuar prej testimit, në stil të pastër programimi, dhe me një focus intenziv mbi eksperiencën e përgjithshme të shfrytëzuesit.

    Ejeni në këtë ligjeratë nese jeni:
    - student i intersuar të aplikojë në GSoC
    - çdo i intersuar në programim të rastit dhe dëfryes
    - i interesuar në metoda agile të zhvillimit të softuerit me përmasa të mëdha
    - i interesuar në projekte me kod burimor të hapur
    - i interesuar në zhvillim të orientuar nga testimi për aplikacionet mbi platform mobile
    - i interesuar në didaktikën e shkencave kompjuterike
    - i interesuar të diskutoj në lidhje me skandalin e privacitetit

    Rreth Ligjëruesit:                                                                                                                                                     

    Wolfgang Slany është udhëheqës i "Institute for Software Technology" në Unversitetin e Grazit në Austri.
    Është hulumtues dhe ligjërues në fushën e zhvillimit të softuerit, në veçanti në fushën Agile të zhvillimit të softuerit. Wolfgang ka eksperiencë në koordinimin e një numri të madhë të projekteve nacionale dhe internacionale, njëkohësisht është udhëheës dhe iniciator i Catrobat projektit. Për më shumë detale në lidhje me GSoC, shihni dokumentin e bashkangjitur.

    Ligjerata organizohet në kuader të projektit ICT-KOSEU (www.ictkoseu.eu) të programit FP7 të Komisionit Evropian.

    Më shumë info.




Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
311 23456
78910111213
14151617181920
21222324252627
2829301234
567891011