Ligjëratë në distancë nga FIEK për studentët në Turqi.

    Ligjëratë në distancë nga FIEK për studentët në Turqi.
    29 Shkurt 2012, FIEK mbajti sërisht një ligjëratë të ftuar në distancë për studentët e Universitetit Sabanci, Turqi, por kësaj rradhe në kuadër të programit master të studimeve.

     

    Ligjërata u mbajt nga Prof. Asc. Lule Ahmedi në temën "Introduction to Semantic Web: A Tutorial" dhe ishte ftuar nga profesori Gurdal Ertek, Sabanci University, Stamboll, në kuadër të seminarit të përbashkët të dy drejtimeve master të studimeve, Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri Industriale. Në klasën në Turqi ishin të pranishëm rreth 30 studentë master.
     
    Ligjërata kështu shënon vazhdimin e bashkëpunimit të vendosur vitin e kaluar midis dy universiteteve tona me ligjërata virtuale të shkëmbyera në kuadër të programeve bachelor të studimeve. Në fund të ligjëratës, të dy universitetet u pajtuan që bashkëpunimi më tej të zgjerohet me hulumtime të përbashkëta shkencore.

    Klasa virtuale në anën e FIEK -ut është përkrahur teknikisht nga Administratorit i IT-së në fakultet, BSc. Ibrahim Ibrahimi

Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
311 23456
78910111213
14151617181920
21222324252627
2829301234
567891011