Aplikantët për t’u pranuar në programin e studimit Master apo PhD, duhet të kryejnë testet dhe të kenë nivel të njohjes së njërës nga gjuhët e huaja 14 janar 2019 Implementimi i Udhëzimit Administrativ (QRK) nr.03/2018 , duke villuar nga viti akademik 2019/20 Qëllimi i këtij Udhëzimi administrativ është përcaktimi i kritereve për pranimin e kandidatëve në programin e studimit të ciklit të dytë (Master) apo të tretë (PhD), të cilët duhet të kryejnë testet dhe të kenë nivel të njohjes së ndonjërës nga gjuhët e huaja si anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht. Kandidatët të cilët aplikojnë për t’u pranuar në programin e studimit të ciklit të dytë (Master) apo të tretë (PhD), duhet të kryejnë testet dhe të kenë nivel të njohjes së njërës nga gjuhët e huaja, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht, sipas përcaktimeve në tabelën 1 bashkangjitur këtij udhëzimi. Për pranimin në programin e studimeve të ciklit të dytë (Master) apo të tretë (PhD), kandidati duhet të ketë njohje të gjuhës së huaj, sipas niveleve të CEFRL (kuadrit të përbashkët ligjor evropian referuar gjuhëve) KUADRI I PËRBASHKËT EVROPIAN REFERENCA PËR GJUHËT (CEFRL). Njoftim-lidhur-me-implementimin-e-Udhezimit-Administrativ-QRK-nr-03-2018-.pdf Lista-e-niveleve-te-njohjes-se-gjuheve-te-huaja-dhe-testeve-nderkombetare,-ne-reference-te-Udhezimit-Administrativ-Nr-03-2018.pdf UDHEZIM-ADMINISTRATIV-QRK-NR-03--2018-PER-GJUHET-E-HUAJA-NE-PROGRAMIN-E-STUDIMIT-TE-CIKLIT-TE-DYTE-APO-TE-TRETE.pdf