Me pikëllim të thellë e pranuam lajmin se sot u nda nga kjo jetë Prof.dr. Ilir Limani.



     Prof.Dr. Ilir Limani lindi me 30.04.1954 në Prizren , në një familje intelektualësh. Studimet themelore i përfundoj në vitin 1978, ato të magjistraturës në vitin 1992 në Universitetin e Zagrebit, ndërsa në vitin 1997 mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës në Universitetin e Prishtinës.

    Prof.dr. Ilir Limani ka kontribuar në mësimdhënie në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike që nga viti 1979. Në vitet 1990-1998 ka qenë ligjërues ndërsa në vitin 1998 zgjedhet Profesor asistent, ndërsa në vitin 2003 Profesor i asocuar.

    Ka ushtruar funksione të ndryshme në nivel universiteti : Anëtar i Këshillit të fakultetit, Anëtar i Senatit t të universitetit, Shef i katedrës së Elektronikës me Telekomunikacion, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike për dy mandate, Shef i Departamentit të Automatikës, dhe së fundi Udhëheqës i studimeve të doktoratës.

    Prof. dr. Ilir Limani është autor i shumë punimeve shkencore të publikuara në konferenca dhe revista shkencore ndërkombëtare, ka udhëhequr një numër të konsiderueshëm të punimeve të diplomës, magjistraturës dhe doktoraturës, ka udhëhequr projekte profesionale dhe shkencore duke dhënë kontribut të cmuar në zhvillimin e fushës së Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

    Kolegët e universitetit si dhe studentët do të jenë gjithmonë mirënjohes për kontributin e tij akademik dhe do ta kujtojnë gjithmonë si një njeri të matur, me etikë akademike dhe profesionale dhe si shembull për gjeneratat e reja.

    Mbledhja komemorative organizohet të hënën, 14 tetor, në orën 10, në amfiteatrin 408 të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

     

Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
28 293031123
4 5678910
11121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678