Organizimi i pranimit solemn të studentëve të rinj

    Më datën 07 tetor 2014 me fillim në orën 10:00 në amfiteatrin 411 të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës u organizua pranimi solemn i studentëve të rinj.

    Ceremoninë e hapi Prodekanja për çështje financiare Prof.Asoc.Dr. Vjollca Komoni e cila pasi uroj vit të mbarë akademik ia kaloj fjalën Dekanit Prof. Asoc.Dr. Enver Hamiti.

    Në emër të stafit akademik, administrativ dhe studentëve Dekani, ndër të tjera, u uroj studentëve të rinj suksese në studime dhe premtoj angazhimin dhe përkushtimin e stafit në mbarëvajtjen e procesit akademik.

    Në prezantimin e saj, Prodekanja për çështje akademike Prof.Ass.Dr. Mimoza Ibrani i njoftoj studentët për përparësitë dhe mundësitë akademike që i ofron fakulteti, si dhe orarin e mësimit dhe çështjet tjera akademike me interes për studentët e rinj.

    “ Ju duhet të ndiheni dy herë me fat, e para se jeni përzgjedhur te jeni studentë të FIEK-ut në mesin e shumë aplikantëve dhe , e dyta se do të mësoni nga mësimdhënës cilësor dhe të dëshmuar” tha në fjalën e tij drejtuar studentëve Kryetari i Këshillit të studentëve Edon Dautaj.

    Në fund të ceremonisë studentëve iu shpërndan broshurat dhe materialet tjera informuese për fakultetin.









Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
24252627282930
1234 567
891011121314
15161718 192021
22232425262728
2930311234