Panairi Virtual i Karrierës, edicioni i 5-të

    Të nderuar studentë,

    Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se edicioni i 5-të i Panairit Virtual të Karrierës do të organizohet në formë virtuale. Qasja e re  në formë Virtuale do të jetë e mundur nga data 5, 6 dhe 7 Maj 2015, në platëformën : http://pvk.uni-pr.edu

    Ju lutem, vizitoni platëformen online dhe përmes biz –formës,  ndërtoni urat e para të komunikimit me punëdhënësin tuaj.

    SI TË QASENI NË PLATËFORMEN VIRTUALE (PVK)    http://pvk.uni-pr.edu

    Ju ftojmë të klikoni në seksionet në vijim në menyrë që të informoheni më shumë me:

    • Fjala hyrëse e Rektorit

    • Historiku

    • Informata të pergjithshme për PVK-në

    • Informata rreth edukimi, këshillimit dhe orientimit në Karrierë

    • Këshilla për studentë

    • Informata për Maturant

    • Sektoret Industriale:

    - Banka

    - Institucione mikrofinanciare

    - Institucione të teknologjisë (Informatikë – Telekomunikim – Hardwer /  Software )

    - Institucione publike (Shërbime Shtetërore dhe Qeveritare )

    - Shëndetësi

    - Institucione edukimi

    - Organizata ndërkombëtare

    - Art dhe Dizajn

    - OJQ  (Shërbime Sociale dhe Jo-Qeveritare)


    SI TË KOMUNIKONI ME PUNËDHËNËSIN POTENCIAL?

    Pasi që keni klikuar në seskionin: Sektore Industriale, ju lutem klikoni në një nga opcionet e rendituara të cilat kanë lidhje me fushën e juaj të studimit.

    Shembull: - Zgjidhni një nga Bankat e listuara, klikoni mbi emërin e bankës dhe nga ky veprim  do të ju  hapet një faqe me informata virtuale, në fund të faqës gjeni biz formen për kontakt, ju lutem shkruani pyetjen tuaj me interes të posaqem për kompanin.

    KËSHILLA

    Ç’ka para PVK –së ?

    Ç’ka gjatë PVK-së ?

    Ç’ka pas PVK-së ?

    Bëni përgaditjet e nevojshme për Panairin Virtual të Karrierës

                  PARA PANAIRIT VIRTUAL TË KARRIERËS

    - Përgaditni CV-në tuaj në formatin elektronik word, të cilën do t’ia dergoni punëdhënësve gjatë Panairit, para se ta dergoni, konvertojeni CV-në tuaj në PDF. Caktoni një takim me stafin e QZhk-së të UPHP-së për të përsosur CV-në tuaj;

    - Përgadittni një përmbledhje dy-minutëshe rreth kualifikimit dhe përvojës suaj, lexojeni disa herë;

    - Hulumtoni rreth tre shkathtësive me të dobishme për punë;

    - Identifikoni përmes orientimit në karrierë, zgjedhjet tuaja profesionale ;

    - Hulumtoni rreth kompanive që do të jenë pjesëmarrëse në Panirin Virtual të Karrierës;

    - Përgaditni pyetjet të cilat do t’ia bëni punëdhënsve rreth kompanisë;

    - Praktikoni disa përgjigje në pyetjet e intervistave të punës;

    - Praktikoni pyetësor online ose shërbimet e  QZhK- së, me qellim  njohjen e stilit të ekipit tënd të preferuar si udhëheqës ekipi;  

    GJATË PANAIRIT VIRTUAL TË KARRIERËS

    - Inkuadrohuni ne platëformen virtuale http://pvk.uni-pr.edu, hulumtoni seksionet

    - Përdorni biz – fromen për të komunikuar me kompanitë, organizatat dhe institucionet pjesëmarrëse  në PVK;

    - Silluni me entuziazem dhe të sigurt, shkruani kjart dhe demonstroni njohuritë që keni rreth kompanisë, institucionit, organizates;

    - Tregoni për aftësitë, interesat dhe përvojnën tuaj që nderlidhen me nevojat e punëdhënësve;

    - Pyesni dhe dergoni pyetje relevante rreth kompanisë dhe programin e punës praktike, pozitën, etj.

    - Pyesni si mund të aplikoni për pozitat që ofrohen;

    - Pyesni për mundësit e perfitimit në trajnime, etj.

    - Tregoni për sherbimet e kompaniës. Kjo dëshmon interesimin tuaj për punëdhënësit;

    - Merrni shënime, veçanërisht nëse jeni të interesuar për një kompani specifike.

    - Mblidhni kontaktet;

    - Mos përdorni shkrutesa gjatë komunikimit online përmes biz formes;

    - Shmanguni pyetjeve rreth pagës;

    - Shmanguni ç’do pyetje e cila nuk lidhet me sektorin industrial;

    - Gjithmonë falendero punëdhënësit për kohën e tyre;

    PAS PANAIRIT VIRTUAL TË KARRIERËS

    - Dërgoni një email ose letër falenderimi. Në këtë mënyrë ju do të leni përshtypje të mirë tek punëdhënësi;

    - Kompletoni dhe dërgoni ç’farëdo aplikacioni që punëdhënësit janë duke pritur nga ju;

    - Sigurohuni që bisedat tuaja më punëdhënësit të jenë sa më profesionale;

    Suksese !

Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
272829303112
3 456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456