Prezentimi i projektit "Votimi Elektronik - Rasti i Kosovës"

    Prezentimi i projektit "Votimi Elektronik - Rasti i Kosovës" Sot, më 12 tetor 2011 në ora 11 në amfiteatrin 411 të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike u prezantua projekti "Votimi elektronik - rasti i Kosovës" .


    Sot, më 12 tetor 2011 në ora 11 në amfiteatrin 411 të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike u prezantua projekti "Votimi elektronik - rasti i Kosovës" i realizuar nga studentët e nivelit master:

    Vehbi Neziri,
    Ramadan Dervishi

    dhe studentët e nivelit baçelor:

    Halil Sadiku,
    Arianit Pajaziti,
    Edon Bajrami,
    Blerta Matoshi,
    Valmir Sadiku dhe Dren Imeraj nën udhëheqjen e profesorit Dr. techn. Blerim Rexha.
     
    Projekti ka synuar këto qëllime:
     
    •     Të zhvillohet sistemi i votimit elektronik që pasqyron në formën sa më reale votimin tradicional
    •     Të ruhen të gjitha vetitë e votimit dhe votës tradicionale
    •     Votimi elektronik të jetë aq i thjesht sa edhe votimi tradicional
    •     Sistemi duhet të mbështes zgjedhjet për:
     
          1. President,
          2. Kuvend të Kosovës,
          3, Kryetare komune, dhe
          4. Kuvende komunale
     
    •     Të jetë i shpërndarë në 746 qendra votimi dhe 2,280 vend votime
    •     Rezultatet të shpallen më se largu 30 minuta pas mbylljes së vendvotime
     
    Gjatë demonstrimit të projektit u votua në formë elektronike: me pajisje mobile (iPhone, Android dhe Windows phone), nga Interneti dhe vende votime duke u autentikuar me shenjën e gishtave! Rezulatat e këtij votimi u shpallen menjëherë.
     
    Në fund të prezantimit u dhanë konkluzionet dhe rekomandimet për implementim e një projekti të tillë në tëre Kosovën. Ne prezantim ishin prezent Ministri Punëve te Brendshme z. Bajram Rexhepi, Ministri i Diasporës z. Ibrahim Makolli, Rektori i UP-se Prof. Dr. Mujë Rugova, Deputet te Kuvendit te Kosovës, sekretari i KQZ, USAID, AUK, KIPRED, KDI, OJQ te tjera, stafi dhe student te Fakultetit te Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
     

Arkiva e lajmeve

«shkurt»
MaEnPrShDi
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728123
45678910