Prof. Lule Ahmedi mban ligjërata në studimet master, si dhe ligjëratë të ftuar rreth kërkimeve të saja shkencore në Universitetit Linnaeus, Suedi

    Prof. Lule Ahmedi mban ligjërata në studimet master, si dhe ligjëratë të ftuar rreth kërkimeve të saja shkencore në Universitetit Linnaeus, Suedi Prof. Asoc. Lule Ahmedi qëndroi për tri javë nëntor-dhjetor 2013 në Universitetin Linnaeus, Suedi, përkatësisht në departamentin e Shkencave Kompjuterike për të mbajtur ligjërata në ciklin e studimeve master, lënda "Adaptive and Semantic Web".
    Gjithashtu, prof. L. Ahmedi mbajti dhe një ligjëratë të ftuar me titull ‘An approach of tourist tour planning supported by social network  analysis" për stafin akademik të universitetit nikoqir në kuadër të ‘’Social Media Week’, një ngjarje e organizuar nga departamenti i Teknologjisë së Medias në Universitetin Linnaeus.
    Gjatë vizitës, prof. L. Ahmedi është takuar me dy studentët tanë nga FIEK, drejtimi Telekomunikacion, Valon Blakaj dhe Gent Gashi, të cilët janë duke e ndjekur vitin e dytë të studimeve master në Universitetin Linnaeus.































    Duhet të theksohet që vizita e prof. L. Ahmedi, si dhe studimet për një vit në Universitetin Linnaeus të dy studentëve tanë, Valon Blakaj dhe Gent Gashi, përkrahen nga projekti Linnaeus-Palme, Suedi, i udhëhequr nga prof. Arianit Kurti, Universiteti Linnaeus, njëherit nikoqir i vizitës, si dhe prof. Lule Ahmedi.




Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
311 23456
78910111213
14151617181920
21222324252627
2829301234
567891011