REZULTATET e aplikantëve në FIEK. Afati i parë, 2015/16 - Pas shqyrtimit të ANKESAVE

    REZULTATET e aplikantëve për regjistrim në Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, afati i parë 2015/16. Pas shqyrtimit të ankesave të paraqitura nga kandidatët e pakënaqur me rezultatet preliminare.

    Pas shqyrtimit të ankesave të paraqitura nga kandidatët e pakënaqur me rezultatet preliminare,  Komisioni konstaton si në vazhdim: Raporti i Komisionit të ankesave

    Programi Inxhinieri Kompjuterike:
        Kosovë
        Kosovë,Boshnjak
        Preshevë, Medvegjë, Bujanoc
        Mali i Zi

    Programi Telekomunikacion:
        Kosovë
        Maqedoni

    Programi Elektronikë:
        Kosovë
        Preshevë, Medvegjë, Bujanoc
        Mali i Zi


    Programi Automatikë e Kompjuterizuar dhe Robotikë:
        Kosovë
        Preshevë, Medvegjë, Bujanoc

    Programi Elektroenergjetikë:
        Kosovë
        Kosovë,Boshnjak

    Në departamentet, degët, drejtimet ose programet ku nuk plotësohet numri i kandidatëve të paraparë me këtë konkurs, do të shpallet konkurs plotësues.

    Kandidatët të cilët nuk janë pranuar, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre në fakultetin përkatës nga data 3.8.2015 deri më 7.8.2015.

    Regjistrimi i kandidatëve të pranuar në Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike,  do të bëhet më 30. 7. 2015, prej orës 9:00 -15:00 në Fakultetet teknike.

    Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
    1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
    2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
    3. Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin e Prishtinës, vitin e parë të studimeve e kanë falas.
    4. Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta, respektivisht 125 € për studime me korrespondencë.
    Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe shtypet nga Ueb faqja Universitetit të Prishtinës


    [email protected]

Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
272829303112
3 456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456