Shoqata e Radio Amatorëve të Kosovës , anëtare e së cilës është edhe Radio Klubi i studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike është bërë anëtare në Unionin ndërkombëtarë të Shoqatave për Shërbime Radio Amatore

     Shoqata e Radio Amatorëve të Kosovës (SHRAK), anëtare e së cilës është edhe Radio Klubi i studentëve të  Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), është bërë anëtare në Unionin ndërkombëtarë të Shoqatave për Shërbime Radio Amatore (IARU) e cila njëherazi  është anëtare sektoriale e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU-së) dhe anëtare e DXCC listës së shteteve të largëta, në kuadër të Ligës Amerikane të Radio Lidhjeve (ARRL).

    Falë aktiviteteve të Shoqatës dhe të angazhimit të më se 100 studentëve të FIEK-ut të trajnuar nga SHRAK-u dhe të licencuar  për radio operim nga  Autoriteti i Rregullatorit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), si dhe mbështetjes së programit ndërkombëtare për zhvillim të radioamatorizmit në Kosovë- YASME GoodWill Mission, në prag të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës është bërë edhe njohja e SHRAK-ut në nivelin më të lartë ndërkombëtarë në Ligën Amerikane për Radio Lidhje (ARRL), që nënkupton anëtarësimin e Kosovës në listën DXCC në mesin e 340 shteteve tjera anëtare.

    Një njohje e tillë konsiderohet të jetë një arritje e madhe për radio operatorët e Kosovës, e në veçanti e më se 100 studentëve të rinj të FIEK-ut, të cilët tani mund të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme dhe konteste tekniko-sportive përmes radios në nivel të barabartë me shtetet tjera ndërkombëtare.

    Në nderë të këtij rasti, Kryetarja e SHRAK-ut, profesoresha Vjollca Belegu-Caka, si dhe njëra nga trajnueset dhe koordinatoret e studentëve radio operatorë të FIEK-ut,  është ftuar të përfaqësojë Kosovën në Konventën e 69-të  Ndëkombëtare për radio lidhje me shtete të largëta, që njihen si “DX countries” e mbajtur në  Visalia, Kaliforni të SHBA-së nga 20-23 Prill 2018.

    Pas prezantimit të Prof. Vjollca në këtë ngjarje, shumë pjesëmarrës janë ofruar të shprehin admirimin për punën e bërë të SHRAK-ut dhe të studentëve dhe njëherazi kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur dhe ofruar donacione në forma të ndryshme për studentët e rinj të FIEK-ut të cilët janë të interesuar të mirën dhe zhvillohen në fushën e radio komunikimet amatore.

    .
    Seance nga trajnimi i studenteve per radio operator ne FIEK


    Duke festuar rezultatet e arritura të studentëve se bashku me përfaqësuesit e IARU-së dhe radio amatorët ndërkombëtarë


    Momente nga Radio Klubi i FIEK-ut me studenten e licencuar radio operatore

Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
2526272829301
23456 78
9101112131415
16171819 202122
23242526272829
303112345