Rektori Gashi vizitoi Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

    Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. asoc. dr. Ibrahim Gashi, në vazhdën e vizitave të tij nëpër njësi akademike, u prit sot nga dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, prof. asoc. dr. Enver Hamiti. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja më për së afërmi me kushtet për mësimdhënie në fakultet. 

    Rektori Gashi shprehu përkrahjen gjithëpërfshirëse të stafit bashkëpunues, duke e konsideruar këtë bashkëpunim të nevojshëm për vazhdimin e ngritjes së cilësisë së arsimit në Universitetin e Prishtinës. Për më tepër, ai pohoi se bashkëpunimi i ndërsjellë është më se i domosdoshëm për promovimin e vlerave akademike dhe profesionale në mbarë botën. 
     
    Rektori Gashi kërkoi nga kjo njësi akademike që të identifikojnë partnerë potencialë ndërkombëtarë për mundësinë e fillimit të programeve të përbashkëta ndërkombëtare dhe mbulimin e deficiteve akademike në këtë njësi, duke mundësuar sjelljen e profesorëve ndërkombëtarë në UP. 
     

     FIEK, 2012

Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
311 23456
78910111213
14151617181920
21222324252627
2829301234
567891011