Sesion informues për bursën KAEF

     KAEF (Fondi Kosovaro-Amerikan i Edukimit) është një fond i vazhdueshëm i edukimit, dedikuar të kontribuoj në zhvillimin ekonomik afatgjatë të Kosovës përmes edukimit. KAEF ofron bursa të plota të nivelit master për kosovarët për t’u shkolluar në universitetet e përzgjedhura amerikane. Prej vitit 2005 deri më sot, KAEF-i ka ndarë mbi 100 bursa të nivelit master duke u bazuar në një proces konkurrues e meritor.

    KAEF ka hapur aplikimin per vitin akademik 2021, dhe ofron programet në dy mënyra: tradicionale, të studimit në SHBA, dhe Online. Afati i fundit per aplikim është: 13 korrik 2020. Për kushtet e aplikimit mund të vizitoni faqen: https://www.kaef-online.org/

    Për shkak se KAEF mbështet edhe studimet në fushën e inxhinierisë, më 16 qershor në ora 18:00, mund të merrni pjesë në një info sesion, ku mund të dëgjoni nga asistenti i fakultetit tonë dhe ish-bursisti i këtij fondacioni, Enkele Rama, i cili do të flas mbi eksperiencën e tij dhe do të përgjigjet në pyetjet e studentëve.

    Sesionit mund t'i bashkëngjiteni përmes linkut: https://us02web.zoom.us/j/84240240763?pwd=djlXb21ZcUZiWFJreitWZ1ExYXpLQT09

    Më shumë detaje për ngjarjen mund të gjenden në linkun: https://www.facebook.com/events/262292558322123/

     

Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
293012345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789