Studentë të FIEK ndjekin semestrin në NTNU Gjøvik, Norvegji
Master
Pesë studentë të nivelit master të programit të studimeve Elektroenergjetika të FIEK-ut, Universiteti i Prishtinës, ndër studentët më të mire në gjeneratën e tyre:
Njomza Ibrahimi, Alketa Sahiti, Enis Riza, Dijon Vula, dhe Goneta Peçani po qëndrojnë në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë në Gjovik (NTNU Gjøvik).
Studentët e programit të studimeve Elektroenergjetik të FIEK-ut të cilët kanë vijuar semestrin e tretë të studimeve master në NTNU Gjovik, me sullabusin e lëndës Renewable Technologies kanë pasur për të konstruktuar një mini hidrocentral. Shkrimi i publikuar në ueb faqen e NTNU Gjovik.

Ata aktualisht janë duke i ndjekur studimet master, semestri i tretë, në NTNU Gjøvik si pjesë e projektit “NORMAK Sustainable Energy” që Universiteti i Prishtinës është duke e realizuar së bashku me partnerët, NTNU Gjøvik, PUT Tiranë dhe SEEU Tetovë.
Bachelor
Pesë studentë niveli Bachelor të FIEK , Universiteti i Prishtinës, ndër studentët më të mire në gjeneratën e tyre :
• Vigan Maxhera, Gresa Shala, Florim Hamiti, Gent Rexha, dhe Valentina Shabani
po qëndrojnë në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë në Gjovik (NTNU Gjøvik).

Ata aktualisht janë duke i ndjekur studimet Bachelor, semestrin e pestë, në NTNU Gjøvik si pjesë e programit të shkëmbimit midis universitetit tonë dhe NTNU Gjøvik në kuadër të projektit Erasmus+ Mobility të koordinuar nga Prof. Ahmedi (luleahmedi.uni-pr.edu) në UP.