UP SHPËRBLEN ME MIRËNJOHJE PROFESORIN ABDEL SEBAK

    Profesori Abdel Razik Sebak është njëri ndër autoritetet kryesore në botë në fushën e valëve milimetrike dhe sistemeve përkatëse. Profesori kanadez ka disa vite që bashkëpunon ngushtë me profesorë nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, kryesisht nga Fakultetit i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Ai ka ligjëruar në disa edicione të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, si dhe ka marrë pjesë në mentorim të temave të doktoratës dhe në komisione të ndryshme të studimeve të doktoratës në UP.



    E për këtë, Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema e shpërbleu profesorin Sebak me mirënjohje për kontribut të jashtëzakonshëm në avancimin e procesit mësimor dhe zhvillimi të hulumtimeve shkencore në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të UP-së.

    Dema në takimin që zhvilluan së bashku, e informoi profesorin Sebak me sfidat e UP-së, duke ia bërë me dije që UP-ja mirëpret çdo herë miqtë e tillë, si dhe shpreson që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje.

    E në anën tjetër, Sebak tha që Universiteti i Prishtinës për të është si shtëpi e dytë. Ai shtoi që është shumë i lumtur me zhvillimet e mira që kanë ndodhur në UP që nga hera e parë që ka qenë këtu, pothuajse një dekadë më parë.

    Sebak ka mbi 500 punime shkencore të botuara në konferencat dhe revistat më prestigjioze në botë.


Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
272829303112
34 56789
10111213141516
171819 20 212223
24252627282930
1234567