UP dhe USAID organizon sesionin informues për 50 bursa të programit MASTER në SHBA

     Në kuadër projektit “Transformational Leadership – Scholarships and Partnerships Program”, financuar nga Qeveria Amerikane dhe Qeveria e Kosovës, USAID ka hapur konkursin për aplikim për bursa të nivelit MASTER për të gjithë kandidatët e interesuar të studiojnë në universitetet e SHBA-së.

    Me këtë rast, Universiteti i Prishtinës, në koordinim me USAID-in, organizon ditët informuese për të gjithë studentët që janë të interesuar të aplikojnë për këto bursa, ku të pranishëm do të jenë drejtoresha e misionit të USAID- it në Kosovë, Maureen A. Shauket dhe rektori i UP-së, prof.dr.Ibrahim Gashi.

    Studentët e interesuar, ftohen të marrin pjesë në këtë takim informues, që do të mbahet:

    Data: 22 Janar, 2014

    Dita: E Mërkurë

    Ora:13.00

    Vendi: Salla e kuqe e Fakultetit Filologjik
     

Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
311 23456
78910111213
14151617181920
21222324252627
2829301234
567891011