Studentët e FIEK, vizitë studentore në Universitetin “Anhalt University of Applied Sciences”

    Studentët nga departamentet e njësive të ndryshme të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK që tani e tutje), përkatësisht, elektroenergjetikë, automatikë dhe robotikë e kompjuterizuar, dhe elektronikë, kanë realizuar vizitë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në “Anhalt University” (Hochschule Anhalt, Anhalt University of Applied Sciences), në Gjermani.

    Ndër organizatorët e kësaj vizite, studentja Florentina Maxhuni, me përkushtimin e saj për sfida të reja kundrejt gjithë atyre pengesave që të rinjtë nga Kosova i hasin, ka arritur të realizoj diçka e cila shkon në të mirën e studentëve Kosovar.



    Në këtë vizitë studentët Kosovar janë mirëpritur nga menaxhmenti i Universitetit të Shkencave të Aplikuara “Anhalt University”, më saktësisht nga Prof. Dr. Boris Romanus Bracio, Christine Bracio, dhe Ass. Festim Xhoxhaj. Ku përmes së cilës studentët patën mundësi të vizitojnë në përgjithësi të gjithë laboratorët dhe kabinetet përkatëse, si dhe qendër hulumtuese. Prof. Dr. Norbert Bernhard i njoftoi studentët me paisjet bashkëkohore përmes së cilave edhe kryhen hulumtime shkencore, me ç’rast në njërin prej laboratorëve tashmë po kryheshin hulumtime rreth paneleve solare, ku përdorej aparaturë e tillë përmes së cilës krijohej rrezatim pothuajse i njejte me atë të Diellit.

    Me këtë rast, Arton Aliu, Albina Shaqiri, Blerim Berisha, Destan Kadiri, Florentina Maxhuni, Legjenda Lajqi, dhe Orhan Sopa, studentët nga FIEK-u që ishin pjesëmarrës në këtë vizitë, shprehen se kjo ka ndikuar në jetën e tyre studimore.

    Pamje nga vizita gjeni ne file.pdf (kliko)

Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789