Konkurs - për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore- Baçelor në vitin akademik 2018/2019

    Aplikimi onlin në http://apliko.uni-pr.edu/

    Konkursi - http://apliko.uni-pr.edu/Downloads/bachelor_201819_01_bach.pdf

    udhëzues për aplikim online - http://apliko.uni-pr.edu/Downloads/UdhezuesiP%c3%abrAplikimOnlineStudent(1).pdf

    Pas aplikimit, nuk lejohet me fshi ose ndryshu programin - për këtë keni kujdes gjatë plotësim të të dhënave dhe programin që aplikoni.
    Aplikacioni të plotësohet nga vet aplikanti, për të mos bërë gabime !

    Paraqitja e dokumenteve zgjatë deri më 17.07.2018 në ora 16.00

     Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:
    a)    Ekstraktin e lindjes (origjinal), jo me i vjeter se 6 muaj
    b)    Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal ose të noterizuara),
    c)    Diplomën  e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal ose të noterizuara),
    d)    Kopjen e letërnjoftimit,
    e)    Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (Linku) për konkurrim online përmes Internetit është: http://apliko.uni-pr.edu
    f)    Pagesën prej 2.5 Euro. Forma e pagesës shkarkohet dhe shtypet nga ueb-faqja e Universitetit të  Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë,
    g)    Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit.

    Me rastin e aplikimit, të gjithë kandidatët janë të obliguar që dokumentet e nevojshme si në pikën 3 të këtij neni t’i dorëzojnë në sportelet e fakulteteve në dosje (fasikull) të bardhë e cila duhet të jetë unike për të gjithë kandidatët.

    Provimi pranues për FIEK - Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, nga lënda MATEMATIKË, do të mbahet më datë 20.7.2018, fillon në ora 9.00 - 11.00.

    Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet ta posedojnë letërnjoftimin, pa të cilën nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues. Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë!

    Shpallja e rezultateve preleminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 22.7.2018 në tabelat e shpalljeve si dhe në ueb-faqen e fakulteteve përkatëse.


    Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Shqyrtimi i ankesave bëhet vetëm nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatës.


Arkiva e lajmeve

«tetor»
MaEnPrShDi
24252627282930
1 23 4567
89 1011121314
1516 1718192021
22232425262728
2930311234