MËSIMI ONLINE, njoftim për studentët

     
    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton të gjithë studentët se janë finalizuar përgatitjet për të vijuar me mësim virtual.

    Secilit prej jush i është krijuar e-mail i personalizuar në Google “
    G Suite for Education”, në mënyrë që ju të mund të vazhdoni mësimin online, pa pengesë, gjatë kohës së masave të marra për evitim të kontaktit fizik.

    Qasja në email, përmes e-mailit zyrtar të Universitetit: @uni-pr.edu (për stafin) ose @student.uni-pr.edu (për studentët):

    1. E-mailat janë krijuar në formatin [email protected], ndërsa fjalëkalimi juaj do të jetë numri personal i letërnjoftimit tuaj.
    2. Për të parë se cili është e-maili juaj, ju gjithashtu mund të kyçeni në SEMS përmes linkut:
    notimi.uni-pr.edu-> klikoni në logon e Profilit të Shfrytëzuesit (👤) -> Profili i Përdoruesit, pastaj do t’ju shfaqen të dhënat e profilit, ku ndër të tjera është edhe e-maili juaj zyrtar i universitetit.

    Ligjëratat do të mbahen
    sipas orareve të përcaktuara në fillim të këtij semestri dhe për këtë do të njoftoheni nga profesori përkatës.

    Mësimi online është një masë në kuadër të masave mbrojtëse të vendosura nga Qeveria e Kosoves ndaj pandemisë se koronavirusit (COVID-19). Ruaje vetën, familjen dhe shoqërinë!

    Njoftimin e detajuar për qasje në ligjëratat online e gjeni duke klikur KËTU.


    Në rast të problemeve me hapjen e e-mail-it zyrtar shkruani në: [email protected]

    Në rast se keni probleme me SEMS shkruani në: [email protected]


    aplikacionet per telefon:

     

     

    I gjithë stafi akademik dhe studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” janë të pajisur me email zyrtar në Google, prandaj mund të bashkëveprojnë duke shfrytëzuar platformat në vazhdim:

    Google Meet
    https://meet.google.com
    VIDEO rreth produktit: 
    https://www.youtube.com/watch?v=2jhTTzFMZkY
    Video konferencë, e cila mund të shfrytëzohet për krijimin e sesioneve dhe shpërndarjes së kodit të sesionit, i cili ua mundëson studentëve të inkuadrohen në ligjëratën që po ligjërohet drejtpërdrejtë nga profesori.

     Google Classroom
    https://classroom.google.com
    VIDEO rreth produktit:
    https://www.youtube.com/watch?v=Iw0T0uotAE8&list=PLP7Bvyb3ap44G3Gt_mTxO+HoCcIYTBIixg
    Krijimi i klasave në të cilat mund të regjistrohen studentët, të shpërndahen detyrat e shtëpisë, materialet mësimore dhe vlerësohen punimet. Është një platformë shumë funksionale e ndërveprimit profesor-studentë.

    Google Drive
    https://drive.google.com/
    Video:
    https://www.youtube.com/watch?v=pgdwQJqybQc
    Shpërndarja e materialeve për studentë. Pasi të vendosen materialet, ato mund të shpërndahen përmes linkut, pastaj nëpërmjet e-mailit, rrjeteve sociale, apo metodave të tjera të komunikimit.

    Microsoft Teams
    https://teams.microsoft.com
    Qasja përmes e-mailit zyrtar të office 365: @office.uni-pr.edu
    Video:
    https://www.youtube.com/ watch?v=jugBQqE_2sM
    Përmes kësaj platforme mund të krijohen grupe nga profesorët, në të cilat mund të mbahen ligjërata/konferenca, diskutime, shpërndarje e materialeve, ndahen detyra dhe studentët e profesorët të bashkëpunojnë.

     
    Qasja me email zyrtar, per testim ne FIEK:

    Klase per testim, me email zyrtar nga studentet, 
    https://classroom.google.com/c/NjExNzkzNzQ3NjBa
    kodi per qasje ne klase: zh6zvjx

    Grupi per testim, ne komunikim te studenteve me email zyrtar: 
    https://hangouts.google.com/group/zkSfK5yq1YMJDkaa8

    Google Meet, per testim nga studentet : 
    https://meet.google.com/kpy-svha-rhs



    Zyra e Teknologjisë së Informacionit rekomandon:
    Google Meet – për mbajtjen e ligjëratave,
    Google Classroom - për shpërndarjen e detyrave dhe materialeve

    Zyra e Teknologjisë së Informacionit është e gatshme të ofrojë mbështetje gjatë gjithë kohës për të evituar çfarëdo problemi që mund të ju shfaqet gjatë shfrytëzimit të shërbimeve elektronike.

    Suksese...

Arkiva e lajmeve

«prill»
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910