Objektivat për zhvillimin e FIEK 2021-2024

 

·       Sigurimi i cilësisë dhe plotësimi i standardeve akademike, për të fituar akreditimin për të gjitha programet e studimit të ciklit të parë (Bachelor), të ciklit të dytë (Master) dhe të ciklit të tretë të përbashkët (Doktoratës) që do të ofrohen nga FIEK.

·       Mbështetje për zhvillimin dhe fuqizimin egjitha departamenteve me profilet përkatëse të stidimeve dhe hulumtimeve.

·       Hapja e studimeve të Doktoratës për kualifikim të stafit të ri në FIEK, duke ju ofruar sstudenteve të doktoratës kushte për hulumtime dhe kërkime shkencore, në mënyrë që të përfundojnë brenda afatit punimin e doktoratës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

·       Fuqizimi i laboratorëve në studimet e Doktoratës me anë të aplikimit në projekte, konkretisht projekte të infrastrukturës laboratorike për fushat përkatëse të studimeve.

·        Pjesëmarrje në konferenca dhe punëtori (workshope), duke mbështetur financiarisht nga fondet e MASHT, Këshilli Drejtues i UP-së dhe donatorët (miqtë e FIEK-UP) për pjesëmarrjen e stafit për të mundësuar kualifikimin e mëtejshëm shkencor.

·       Mbështetje për përsosjen e mësimdhënies në programet e studimit Bachelor dhe Master, me qëllimin parësor për të përgatitjen e të diplomuarve në Master shkencorë, të ofruar nga FIEK, në mënyrë të tillë që të diplomuarit mund të kryejnë punë kërkimore të kualifikuar; duke zhvilluar më tej progresin shkencor dhe teknologjik; si dhe për të krijuar një klasë udhëheqëse me nivel të lartë profesional.

·       Puna studimore dhe projektuese në Master do të synojë që studentët e FIEK në mënyrë individuale të pasurojnë njohuritë kërkimore shkencore gjatë përgatitjes së tezës së diplomës master, duke thelluar gjithnjë e më shumë përgatitjen teoriko-shkencore dhe sidomos atë praktike në drejtimet më bashkëkohore të teknologjive në fushat përkatëse.

·       Do të krijohen kushte për hapjen e programit të studimit në Master Profesional në bashkëpunim me universitete jashtë vendit. Për këtë ndihmesë të madhe do të japë bashkëpunimi i ngushtë me kolegët nga Kosova nga universitetet më në zë në Evropë dhe më gjerë, dhe me profesorë të tjerë të huaj të ftuar në FIEK.

·       Bashkëpunimi me institucione të tjera, për të përftuar eksperiencë në laboratorë kërkimore me emër në fushën përkatëse. Kjo duke shfrytëzuar lidhjet e vendosura jashtë vendit, kryesisht me universitetet ku kemi stafin e ftuar, si Austria, Gjermania, Suedia, Norvegjia, Anglia, Spanja, SHBA, Kanada, etj.

·       Do të kërkohet mbështetje financiare me projekte të përbashkëta me universitetet e BE-së, në kuadër të projekteve të financuara nga BE; të bashkëpunimit me organizatat relevante ndërkombëtare që mbështesin UP-në dhe FIEK-un, si dhe mundësi të tjera për të vizituar laboratorët më me eksperiencë jashtë vendit, në kuadër të fondit të MASHT nga projektet të kërkimit dhe zhvillimit, etj.

·       Mbështetje për përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturën në mjediset e FIEK, sidomos për studentët, por edhe për punonjësit akademikë dhe administrativë. Qëllimi parësor do të jetë përmirësimi i kushteve në këto mjedise për të zhvilluar ligjërata dhe ushtrime me mjete bashkëkohore teknologjike dhe me nivel të lartë profesional. Përpjekje për zgjerim hapësirash brenda FIEK, salla mësimi, laboratore dhe mjedise të tjera për studentët dhe stafin, duke kërkuar mbështetje nga instancat përkatëse.

·       Përpjekje për aftësimin praktik të studentëve në të tre ciklet e studimit jo vetëm në mjediset brenda FIEK, por edhe jashtë, në lidhje të ngushtë me kompanitë e zhvillimit të Softuerit, kompanitë/korporatat energjetike, kompanitë telekomunikimeve,  ISP-të, kompanitë që ofrojnë shërbime elektronike, të automatizuara dhe robotike që ofrojnë mundësi bashkëpunimi për të gjitha fushate FIEK.

·       Bashkëpunim për zhvillimin e praktikës profesionale (intership) në mënyrë sa më cilësore dhe me përftim të ndërsjellët për studentët.

·       Bashkëpunim të ngushtë për zhvillim punime tezash dhe udhëheqjen e tyre, për mbështetje në procesin mësimor, për projekte kërkimore të përbashkëta, por edhe për mbështetje në përmirësimin e kushteve të mësimdhënies në FIEK.

·       Përmirësim dhe kërkesë për rritjen e  cilësisë së punës në administratën e FIEK.

·       Avancim i digjitalizimit të shërbimeve mësimore dhe financave, të nisur tashmë gjatë periudhës së mëparshme, digjitalizimi i gjithë proceseve dhe veprimtarive përkatëse të tyre.

·       Pasurim i Bibliotekës me tituj librash, revistash, ose dhe me regjistrim on-line në internet, për të zgjeruar më tej informacionin për studentët dhe stafin, duke u përpjekur për të qenë gjithmonë në përditësim me arritjet e reja në fushat e studimeve që ofrohen në FIEK.

·       Përpjekje për informim të shpejtë, të gjerë dhe të saktë për studentët, stafin dhe për të gjithë të interesuarit e tjerë.

·       Përmirësim i kushteve dhe rritje e kërkesës në FIEK për informimin e studentëve gjatë procesit mësimor, për sqarimin e tyre dhe të interesuarve të tjerë në kohë dhe cilësinë e duhur. Kjo në lidhje me orarin mësimor, ecurinë e regjistrimit, të zhvillimit të provimeve, të praktikave, mbrojtjes së diplomave etj, për arritjet në veprimtarinë botuese, mësimore, kërkimore që zhvillohen.

·       Pozita e qëndrueshme si një qendër e shembullore e arsimimit të lartë dhe hulumtimeve shkencore dhe inxhinierike në Kosovë dhe regjion.

·       Edukimi i të diplomuarve me kualifikime të larta të cilët mund të përballen me sfidat e ekonomisë globale për tregun lokal, regjional dhe internacional të punës.

·       Kontributi në zhvillimin e shoqërisë duke siguruar trajnim të vazhdueshëm dhe programe të mësimit për avancimin e njohurive dhe përvojave.

·       Tërheqja e studentëve me potencial të lartë nga shkollat e mesme.

·       Hapja e mundësive të bashkëpunimit me institucionet e vendit dhe ndërkombëtare të edukimit të lartë si dhe në hulumtimet inxhinierike.

·       Avancimi dhe forcimi i rolit të Bordit Industrial Këshillëdhënës, i cili përbëhet nga përfaqësues nga sektori industrisë në Kosovë, dhe i cili shërben si urë lidhëse në mes të edukimit universitar, punës praktike të studentëve, sektorit të industrisë dhe kërkesave të tregut të punës.

·       Zhvillimi i programit të ri të studimeve master i cili do të ofrohet në gjuhën angleze.

·       Sigurohet pjesëmarrja në fondet Evropiane të dedikuara për edukim të lartë si: Erasmus +, Horizon 2020 etj.

·       Zhvillimi i studimeve të përbashkëta të doktoratës me partnerë ndërkombëtar.

·       Rritja e kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturës në mënyrë që të plotësohen kërkesat dhe të zbatohen objektivat e hapësirës vendore, regjionale dhe evropiane të hulumtimit.

·       Përforcimi i lidhjeve të hulumtimit shkencor dhe të zhvillimit me organizatat industriale të vendit dhe më gjerë.

·       Ngritja e një fuqie konkurruese të punës e cila do të stimulon investimet në Kosovë.

·       Përmirësim të njohurive të studentëve dhe zotërimi, rritja e të menduarit kritik, kalimi në metoda të reja të Mësimdhënies larg formatit të ligjëratave të thjeshta, evoluim në një sistem testimi formativ (p.sh. të bazuar në kompetencë, aktiv/të aplikuar etj.)

·       Përmirësimi dhe përditësimi i programeve të studimit (në përputhje me Deklaratën e Bolonjës dhe zonën Evropiane të arsimit të lartë)

·       Mbështetja e të mësuarit të bazuar në hulumtim, përmirësimi i mjediseve fizike dhe virtuale për studentët e FIEK

·       Rritja e numrit të mundësive për stafin dhe studentët e FIEK për të udhëtuar, krijuar rrjete globale dhe për të rritur produktivitetin e tyre.

·       Përkrahja e inovacioneve dhe mbrojtja e pronës intelektuale të stafit mësimdhënës të FIEK.

·       Ngritja e nivelit të botimeve të literaturës universitare për student.

·       Krijimi i partneriteteve strategjike me institucionet me reputacion ndërkombëtar

·       Shtimi i potencialit të  alumni (të diplomuarve) për zhvillim të mëtutjeshëm të FIEK

·       Të bëhen analiza të tregut për të identifikuar se cilat programe janë relevante me nevojat e tregut dhe të rritet numri i partnerëve nga tregu i punës

·       Rritja e numrit të studentëve të përfshirë në të gjitha proceset për sigurim të cilësisë në FIEK

·       Shfrytëzimi i infrastrukturës së UP-së për të implementuar misionin e FIEK.

·       Trajnimi i stafit akademik për të hartuar projekte ndërkombëtare.