Progresi i punëve në projektin INTERBA

22 Korrik 2021
SHARE

Sot me datë 22.07.2021, përmbyllëm me sukses takimin virtual para pushimeve vjetore në kuadër të projektit “Internationalization at Home: Embedding Approaches and Structures to Foster Internationalization at Western Balkans (INTERBA)”, financuar nga Erasmus+, në bashkëpunim me Universitetet prestigjioze të Evropës nga Anglia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe internacionalizimin e Universitetit të Prishtinës në përgjithësi dhe Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në veçanti.