Mbajtja e provimit pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në studimet baçelor për vitin akademik 2022/2023 në FIEK

22 Korrik 2022
SHARE

Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës "Hsan Prishtina" (FIEK), sot me datë 22 korrik 2022 u mbajt provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në studimet baçelor për vitin akademik 2022/2023. Organizimi i provimit pranues ka shkuar sipas planifikimimeve, ku provimit pranues i janë nënshtruar 577 kandidatë për 410 vende të parapara.

Menaxhmenti i FIEK-ut i uron suksese kandidatëve që kanë aplikuar për të u bërë pjesë e katër programeve më bashkohore të studimeve në fushat e inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. 

 

* Lista e resultateve PRELIMINARE te provimit pranues ne FIEK - kliko