Njoftim mortor !

23 Mars 2021
SHARE

Me dhimbje të thellë sot me 23.03.2021 morëm lajmin për ndarjen nga jeta të sekretares juridike të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Juriste e diplomuar Luljeta Ademi.

Sekretarja Ademi ka dhënë një kontribut të çmuar si udhëheqëse e zellshme e administratës, shumë e respektuar nga studentët dhe i gjithë stafi i FIEK-ut.
Që nga dita e parë e punës në FIEK, sekretarja Ademi u shqua për vullnet të pashoq dhe punë profesionale.

Në cilësinë e Dekanit të FIEK-ut, në emër të menaxhmentit, profesorëve, asistentëve, stafit të administratës dhe studentëve, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të sekretares së FIEK-ut, Juristes Luljeta Ademi.
Sekretare, i lehtë të qoftë dheu i Kosovës!

Dekani i FIEK-ut
Prof. Asoc. Dr. Isak Shabani