MOBILITETI, VAZHDIMI I STUDMEVE, NDËRRIMI DREJTIMIT DHE NJOHJA E PROVIMEVE

12 Tetor 2021
SHARE

(pas shtyrjes së fillimit të vitit akademik me dt. 15. 10.2021)

Bazuar në nenet 142, 143 dhe 155 të Statutit të UP-së si dhe nenin 14 të Rregullores për studimet themelore – bachelor:

1. Kërkesa për ndërrimin e programit,

2. Kërkesa për vazhdimin e studimeve

3. Kërkesa për njohjen e provimeve 

duhet të bëhet para fillimit të vitit akademik- respektivisht jo më larg se data 15.10.2021!

o Secila nga kërkesat 1, 2, 3 merren në shërbimin e administratës së FIEK-ut, plotësohet dhe

protokollohet në arkivin e FIEK-ut nga data (1.09.2021 deri me 1510.2021)

o Kërkesat do të shqyrtohen nga Komisioni studimeve në FIEK jo më vonë se data

15.10.2021.

o Asnjë kërkesë e pa protokolluar (1,2,3) dhe që sjellët pas datës 30.09.2021 nuk do të merret në konsideratë për shqyrtim nga Komisioni i studimeve në FIEK!

Kërkesës për ndërrimin e programit të studimeve* duhet bashkëngjitur:

• Kopja e ID kartelës së studentit,

• Certifikata e protokolluar e notave e cila merret ne shërbimin e administratës para datës 15.10.2021.

* Ndërrimi i programit të studimeve bëhet sipas Vendimit të Senatit të UP-së të dt. 28.09.2018 me Nr. Prot. 2/640

 

Kërkesës për vazhdimin e studimeve duhet bashkëngjitur:

• Kopja e ID kartelës së studentit ose Index

 

Kërkesa për njohjen e provimeve

• Kopja e ID kartelës së studentit

• Kopja e marrëveshjes së mobilitetit

• Dokumentet origjinale të lëshuar nga Fakultetit përkatës që dëshmojnë dhënien e provimeve

 

Dekanati FIEK