Seminari i Dytë Shkencor i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

20 Dhjetor 2021
SHARE

Me datë 28 Dhjetor (e martë) nga ora 09:00 deri në 13:00 do të mbahet Seminari i Dytë Shkencor i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Në kuadër të këtij seminari do të prezantojnë profesor dhe shkencëtarë të dalluar që janë bashkatdhetarë tanë në diasporë, si dhe shkencëtarë nga FIEK. Tematikat e prezantimeve ndërlidhen me fushat e elektronikës, automatikës, robotikës, elektroenergjetikës, inxhinierisë kompjuterike dhe softuerike, teknologjive të informacionit dhe komunikimit..

Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, seminari do të mbahet në mënyrë hibride me pjesëmarrje fizike të një numri të kufizuar të pjesëmarrësve, si dhe me pjesëmarrje virtuale platformave Zoom dhe Google Meet.

Të interesuarit për pjesëmarrje virtuale regjistrimin mund të bëjnë në këtë link. Ndërsa, në këtë link mund të shihet ueb faqja e seminarit, ku mund t’i gjeni abstraktet e prezantimeve, si dhe informatat pak më të gjëra për folësit.