Këtë vit kemi kënaqësinë t'ju presim në edicionin e 2-të të Festivalit të Aftësive Dixhitale. Ndryshe nga edicioni i mëparshëm, ngjarja e këtij viti do të ofrojë mundësinë për të prezantuar idetë që kalojnë përmes Programit të Inovatorëve të Rinj, të themeluar nga anëtarët e Iniciativës Crosscience të Qendrës për Transformimin Dixhital në Kosovë.
https://www.eventbrite.de/e/digital-skills-festival-2023-tickets-632612329507
Festivali i Aftësive Dixhitale 2023 do të mbahet të shtunën me 3 Qershor,ora 10:00 - 20:00.
Parku i Inovacionit dhe Trajnimit (ITP)
Rr. "Uke Bytyci" 20000 Prizren
Transporti dhe ushqimi është i siguruar për të gjithë studentët pjesëmarrës.
Autobusi niset nga oborri i Biblotekes Kombetare në oren 08:30 mengjesin e së Shtunes (03.06.2023)
Le të bashkohemi, të argëtohemi dhe të marrim përvoja interesante e motivuese !