Udhëheqësi i Odës Sllovene të Bizneseve z. Bajram Fusha do të mbaj ligjëratë me temën “Motivimi, objektivat dhe përmirësimi i vazhdueshëm në karrierë”

21 Maj 2021
SHARE

Ftohen të gjithë studentët dhe stafi i FIEK-ut që të marrin pjesë në ligjëratën e ftuar z. Bajram Fusha nga Oda Sllovene e Bizneseve. Ligjërata do të mbahet të mërkurën më 26 Maj nga ora 14:00 deri në 14:45 në mënyrë virtuale përmes veglës Google Meet në këtë link: meet.google.com/mcr-pxmc-czq. Përmbledhja e ligjëratës mund të shihet më poshtë.

Karriera si një konstrukt shumëdimensional përbërë nga tre elementë kryesorë: Krijimi i identitetit të karrierës, depërtimi në karrierë, qëndrueshmëria e karrierës. Motivimi i karrierës është dëshira për të bërë përpjekje për të rritur qëllimet e karrierës. Kariera ndërthur elemente të nevojave, interesave dhe karakteristikave të personalitetit që pasqyrojnë drejtimin dhe qëndrueshmërinë e sjelljeve të lidhura me karrierën. Njerëzit që janë të aftë për të kuptuar karrierën, kanë një kuptim të saktë të pikave të forta dhe të dobta dhe vendosin qëllime të qarta në karrierë. Njerëzit që kan qëndrueshmëri në karrierë besojnë në vetvete, duhet të arrijnë dhe janë të gatshëm të ndërmarrin rreziqe të arsyeshme për ta bërë karierën. Njerëzit e përcaktojnë vet veten e tyre në karrierën e tyre. Njerëzit që janë të lartë në identitetin e karrierës janë shumë të përfshirë në punët e tyre, organizatat e tyre dhe / ose profesionet e tyre. Aftësia për t'iu përshtatur kushteve në ndryshim dhe për të kapërcyer pengesat në karrierë na bënë të suksesëshëm në pozicionimin tonë në vend të mirë pune, në krijimin e shoqërisë së mirë dhe sigurimin e të hyrave të mira për veti dhe familje.